Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një person ka humbur jetën aksidentalisht.
Viktima është një burrë i moshës 53 vjeç, i cili ka rrëshqitur duke zbritur nga shkallët e pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar, ku edhe pse 53-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të marra në kokë.
/a.r