Facebook Messenger ka rënë nga sistemi këtë të enjte.
Përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me njëri-tjetrin. Ndërkaq para syve të tyre shfaqet një mesazh që thotë “në pritje të rrjetit”.
Problemet teknike vijnë në një kohë kur Instagrami u godit gjithashtu në shërbimin e tij të mesazheve të drejtpërdrejta, gjë që e bëri të vështirë dërgimin ose marrjen e bisedave të reja.
Problemet prekën veçanërisht njerëzit në Evropë tregon faqja “Down Detector”.
g.kosovari