• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie kauza kundër drogës, PD bojkoton komisionin “Tahiri”

by A R
24/05/2018 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është tërhequr në mënyrë të befasishme nga komisioni hetimor parlamentar për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve ashtërore në fenomenin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë edhe çështjen “Tahiri”.

Ky komision hetimor u ngrit me kërkesë dhe me këmbënguljen e Partisë Demokratike, në kuadër të kauzës së saj më të rëndësishme, ‘luftës kundër drogës’. Për rrjedhojë, opozita ka propozuar kryetarin e komisionit, duke marrë kësisoj drejtimin e hetimeve. Por, që në fillim të muajit maj, opozita nuk ka demostruar më vullnet për ushtrimin dhe përmbushjen e detyrës që i ka ngarkuar Parlamenti, me vendimin numër nr. 30/2018.

Tërheqja e opozitës nga komisioni, i cili mund të mblidhet vetëm me kërkesë të kryetarit, përkon me një kërkesë të përfaqësuesve të mazhorancës për zgjerimin e objekti të hetimit, duke përfshirë edhe periudhën para vitit 2014, kohë e përcaktuar nga demokratët.

Kjo kërkesë u pasua me tetë shkresa të paraqitura nga përfaqësuesit e shumicës, drejtuar institucioneve ligjzbatuese, për t’i vënë në dispozicion komisionit informacione specifike, për kultivimin dhe trafikun e drogës, duke përfshirë edhe rolin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të lartë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, sidomos pas vitit 2015. Njëra prej shkresave kërkon të dhëna edhe lidhur me sasinë prej 613 kg kokainë të kapur së fundi në Portin e Durrësit, cila agjenci ligjzbatuese e ka kapur, nëse ka patur sinjalizime nga agjenci partnere etj.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi zbulimin e të dhënave tronditëse në ditët në vijim, për lidhjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike me kokainën e kapur në Durrës. Ramës iu përgjigj deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cili tha se kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij. Megjithatë, Partia Demokratike nuk ka më interes për të hetuar as kokainën e Durrësit, as çështjen ‘Tahiri’ dhe as të gjithë fenomenin e drogës në tërësi, për të cilin ka ngritur zërin prej tre vitesh.

PS dërgon vetë shkresat

Kryetari i komisionit hetimor për çështjen e drogës, Edi Paloka nuk ka firmosur kërkesat e anëtarëve të mazhorancës, drejtuar disa institucioneve, për informacion, me argumentin se janë jashtë objektit të hetimit. Në këto kushte, anëtarët i PS ua kanë dërguar vetë shkresat organeve shtetërore. Konfirmimi vjen nga anëtarja e komisionit hetimor, Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste.

“Mendoj se interesi i opozitës për komisionin hetimor ka rënë. Ende komisioni nuk ka miratuar planin e hetimeve. Plani propozohet nga anëtarët pasi merren informacionet që secili ka të drejtë të kërkojë në institucione të ndryshme. Kryetari i komisionit nuk i ka firmosur kërkesat tona për informacione. Ne i kemi dërguar vetë shkresat nëpër institucione. Objekti i punës së komisionit, sipas vendimit të Kuvendit, nuk ka referime kohore. Askush nuk mund të kufizojë të drejtën e anëtarëve që të hetojnë”, tha deputetja e PS Klotilda Ferhati.

Verifikimet nga Basha tek Balili

Një prej shkresave të përfaqësuesve të PS në komision hetimor i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku kërkohet informacion mbi trafikun e drogës, personat e implikuar dhe detaje të tjera, që nga viti 2005 deri në vitin 2013, kur Sali Berisha u rrëzuar nga pushteti.

Një nga pikat kërkon informacion në lidhje me takimet e ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Ëithers apo të vendeve të tjera partnere si edhe të agjencive që asistonin Policinë e Shtetit me ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në lidhje me shqetësimet e përcjella nga z. ambasador për implikimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike.

Një tjetër shkresë i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku kërkohen të dhëna lidhur me grante të dhëna Klement Balili ose të afërmve të tij, vlera e tyre, kur dhe nga kush janë dhënë si dhe për çfarë janë dhënë. Një tjetër kërkesë i drejtohet SHISH, rreth të dhënave në lidhje me dorëheqjen ish-drejtorit të Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Muçaj, pas përplasjeve me ish krahun e djathtë Berishës, Agron Kuliçaj.

Verifikim për tre gjyqtarë

Anëtarët e majtë në komisionin hetimor i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të dhëna rreth çështjes në ngarkim të bosit të drogës Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri, për llogari të drejtësisë gjermane, më 18.02.2014, por që mundi të arratisej më pas.

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë, i përbërë nga Gjin Gjoni, Agron Papajani dhe Hysni Demiraj, vendosën masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të arrestuarin, masë kjo e shfrytëzuar nga turku Abdulselam Turgut, për t’u arratisur. Vetëm 48 orë pas lirimit nga Apeli, Policia Gjyqësore kontrolloi në adresën e deklaruar, në godinën e ndodhur në “Kthesën e Kamzës” Tiranë, në katin e 8-të, por nuk e gjeti shtetasin turk aty./Shqiptarja

Next Post
Serbët e kritikojnë ashpër Marko Gjuriqin

Serbët e kritikojnë ashpër Marko Gjuriqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

“Kërkonte viktima”, Petro Koçi akuzon Sali Berishën për dhunën në protestë: Është demaskuar qëllimi i tij

February 11, 2026
Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

February 11, 2026
Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In