• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bie importi i mallrave serbe, Shqipëria “sposton” Serbinë në tregun e Kosovës

by Java News
16/09/2023 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importi mallrave serbe ka rënë ndjeshëm në Kosovë pas masës së sigurisë të vendosur tre muaj më parë nga Prishtina zyrtare, duke bërë që tregu vendas të mbushet më shumë tani me produkte nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa po shfaqen po kështu më shumë produkte edhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16,4%. Raporti tregon se vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), e më pas Serbia me 1,3%.

“Produktet që nuk janë importuar nga Serbia kanë filluar të importohen nga Shqipëria”, tha Lulëzim Rafuna, kryetar i Dhomës Ekonomike të Kosovës.

Megjithatë, ekspertë të ekonomisë kërkojnë që masa ndaj produkteve të Serbisë të analizohet nga qeveria, pasi sipas tyre, kjo mund të jetë në dëm të vendit. Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë po ashtu ka kërkuar urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore.

Shqetësim për masën e sigurisë së Prishtinës zyrtare, sipas Rafunës, kanë shprehur disa kompani të huaja që operojnë në Serbi. Sipas të dhënave zyrtare, importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin 2022, duke theksuar ndikimin e konsiderueshëm që masat aktuale të Qeverisë së Kosovës kanë pasur mbi sipërmarrjet ndërkombëtare./f.s

Next Post
“Nuk kishte as 50 lekë në xhep kur e arrestuan”, Berisha mbron me çdo ‘kosto’ Belerin

"Nuk kishte as 50 lekë në xhep kur e arrestuan", Berisha mbron me çdo 'kosto' Belerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In