• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie frikshëm popullsia e Shqipërisë, gjatë 2012-2017 vendi u pakësua me 26 mijë banorë

by Java News
06/10/2017 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2001. Ritmi i rënies së popullsisë ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar. Në këtë rënie të popullsisë një ndikim të konsiderueshëm ka migracioni neto dhe më pak shtesa natyrore e popullsisë. Ndërkohë që komponenti i parë vazhdon të mbetet negativ, i dyti edhe pse është pozitiv, ka pësuar rënie gjatë periudhës në fjalë.

Pavarësisht rënies së popullsisë gjithsej, nuk mund të përgjithësohet për të gjitha qarqet. Ekzistojnë qarqe si Tirana dhe Durrësi, të cilat gjatë pesë viteve të fundit kanë pësuar rritje të numrit të popullsisë. Qarku i Vlorës reflekton një rritje të lehtë gjatë vitit 2016, por gjatë viteve 2012-2016 ky qark ka luhatje. Ndërkohë që qarqet e tjera të vendit kanë pësuar një rënie në numrin e popullsisë.

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe përfshin një popullsi relativisht të re.

Struktura e popullsisë

Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë (0-14 vjeç) zënë rreth 18,0 % të popullsisë gjithsej, ndërsa popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) zë rreth dy të tretat (69,0 %) të popullsisë gjithsej, duke lënë kështu vetëm 13,0 % të popullsisë gjithsej për popullsinë në moshën 65 vjeç e lart.

Struktura e popullsisë së 12 qarqeve të vendit, duke marrë në konsideratë tre grupmoshat e mëdha të popullsisë në vitin 2016, tregon se peshën më të madhe në popullsinë e secilit qark, e zë grupmosha (15-64), pra popullsia në moshë pune.

Diferenca mjaft të vogla mund të vihen re tek grupmosha e të moshuarve (65+), ku qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6 % të popullsisë respektive. Për sa i përket grupmoshës së të rinjve diferencat janë më të dukshme: qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1 % të popullsisë respektive për vitin 2016.

Ndryshimi i popullsisë

Nga 1 Janari 2012 deri në 1 Janar 2017 popullsia e vendit tonë është zvogëluar me rreth 26 mijë banorë, ekuivalente kjo me një normë rritjeje negative prej 0,18 % çdo vit. Ndryshimet në popullsi vijnë si rezultat i dy komponentëve: shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto. Këta komponentë mund të kombinohen në mënyrë që të kemi rritje të popullsisë (migracion neto pozitiv dhe shtesa natyrore në rritje) ose rënie të popullsisë (migracion neto negativ dhe shtesë natyrore në rënie) ose mund të kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Migracioni neto negativ ka luajtur një rol thelbësor në rënien e popullsisë në vendin tonë, por pavarësisht kësaj shtesa natyrore ka ardhur në rënie dhe, edhe pse vazhdon të jetë pozitive nuk mund të plotësojë boshllëkun që shkakton migracioni neto.

Lindjet

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Ky seksion prezanton normat bruto të lindjeve sipas qarqeve (raporti i lindjeve me popullsinë mesatare e shprehur për mijë banorë) dhe me indeksin sintetik të fertilitetit (numri mesatar i fëmijëve për grua). Në vendin tonë norma bruto e lindjeve llogaritet mesatarisht 11 lindje për mijë banorë gjatë vitit 2016. Vlera më e lartë arrihet në qarkun e Kukësit me 14,2 lindje për mijë banonë, ndjekur nga qarku i Dibrës, 14,0.

Qarku i Vlorës regjistron normën më të ulët në vend me 8,8 lindje për mijë banorë në vitin 2016. Qarqet si Shkodra, Gjirokastra dhe Korça kanë gjithashtu norma bruto të lindjeve më të ulëta se 10 lindje për mijë banorë në vitin 2016. Pjesa qendrore e territorit të Shqipërisë ka norma bruto të lindjeve relativisht të larta duke lëvizur nga 11-12 lindje për mijë banorë në vitin 2016. Renditen qarku i Lezhës me 12,2 lindje për mijë banorë, qarku i Durrësit (11,5) duke vijuar me qarkun e Tiranës me 11,2 lindje për mijë banorë, e qarku i Elbasanit (11,1).

Vdekjet

Në vitin 2016, regjistrohen në zyrat e gjendjes civile rreth 21,4 mijë të vdekur në vend, që përbën 4,6 % më pak se një vit më parë ose 2,5 % më shumë vdekje krahasuar me vitin 2012. Norma bruto e vdekjeve në Shqipëri për vitin 2016 llogaritet 7,4 vdekje për mijë banorë, duke u luhatur nga 12 vdekje për mijë banorë në qarkun e Gjirokastrës apo 10 vdekje për mijë banorë në qarkun e Korçës, deri në 6 vdekje për mijë banorë në qarkun e Tiranës.

a.ç

Next Post
Ushqimet e pijet, rritje e dukshme çmimesh gjatë tetorit

TVSH tek biznesi i vogël? Ekspertët paralajmërojnë: Do të rriteshin çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com