• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bie edhe i fundit i Kushtetueses, KPK: Gjyqtari Dizdari kontakte me të inkriminuar

by A R
16/07/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kuaifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari.

Me shkarkimin e tij, mbyllet kështu procesi i Vettingut për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është në kolaps pasi vetëm dy anëtarë kaluan Vettingun.

Dizdari kishte probleme me pasurinë që sipas KPK, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Po ashtu, KPK arriti në konkluzionin se ai ka kontakte të papërshtatshme me persona me precedentë penalë.

Konstatimet e KPK që “dogjën” Dizdarin:

Sipas KPK-së, Dizdari ka një apartament 95.7 m2, burimi privatizim i banesave shteterore, blerë 24 826 lekë, dhe zotëron vetëm 75% të saj. Gjithashtu ka një apartament në Gjirin e Lalzit, 86.6 m2, të blerë në 2013-tën në vlerën e 3.3 milionë lekëve, tokë arë në Mjull Bathore, 1 mije m2 në shumën 344 mijë lekë, apartament 69.7 m2 blere në 1998 në vlerën 1.8 milionë lekë nga ish-bashkëshortja e subjektit nga e cila ai zotëron 50%, subjekti nuk ka deklaruar burim pasurie, por thotë se është blerë.

Por duket se për gjyqtarin Gani Dizdari problem do të jetë pasuria e vajzës së tij. Sipas KPK-së, ajo nuk ka deklaruar shumën prej 4 mijë euro të dhuruar për kurim në Gjermani. Ndërkohë në 2009 është deklaruar 99m2 apartament, ndërsa në 2017, 89.1 m2, dhe KPK thotë se ka mospërputhje mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Ndërkohë që ka thënë se burimi i apartamentit me vlerë 70 mijë euro është ish bashkëshorti, babai i saj, hua dhe kursim.

Por huaja që përmend vajza e tij prej 20 mijë euro dhënë nga M. L., nga të dhënat tatimore rezulton se ky i fundit nuk ka pasur mundësi financiare, pas hetimit të KPK nëse personat ku ka marrë hua vajza e tij për banesën kishin burime të ligjshme. E njëjta gjë dhe për huanë 36 mijë euro të dhënë nga Sh. D., kushëriri i Dizdarit.

Ndërsa përsa i përket përshtatshmërisë së figurës, Dizdari ka kontakte të papërshtatshme, ku në seancën dëgjimore u përmend lidhja me shtetasin A. I., i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nga sistemi TIMS rezulton se ka dalë disa herë jashtë vendit me automjet me të. “Jemi para një kontakti me persona të lidhur me krimin e organizuar e të papërshtatshëm”, tha KPK.

Gjyqtari ka deklaruar edhe 15 300 euro të ardhura nga dasma e vajzës./a.m.

Vettingu/ Gjyqtari i Kushtetueses deklaron 15 300 euro fitime nga dasma e vajzës

Next Post
Grabitën banesën dhe plagosën të zotin, arrestohen 2 autorët me jelek antiplumb

Grabitën banesën dhe plagosën të zotin, arrestohen 2 autorët me jelek antiplumb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

November 18, 2026
Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër trajtimin e kërkesave të qytetarëve në platformën “Fol me Kryeministrin”!

Rama inspekton Agjencinë për Media dhe Informim, ndjek nga afër trajtimin e kërkesave të qytetarëve në platformën “Fol me Kryeministrin”!

November 18, 2026
Historia e tragjedisë së elektricistit në Himarë, humbi jetën në detyrë gjatë stuhisë! 54-vjeçari priste që të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Historia e tragjedisë së elektricistit në Himarë, humbi jetën në detyrë gjatë stuhisë! 54-vjeçari priste që të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

November 18, 2026
Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

November 18, 2026
“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

November 18, 2026
“Gati të luftoj kundër Rusisë!”- Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë!

“Gati të luftoj kundër Rusisë!”- Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë!

November 18, 2026
Shqipëria në tranzicion – lidershipi, kapitali dhe Europa

PD-ja do pushtetin, Berisha do PD-në

November 18, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Hakerat vjedhin qeverinë bullgare, sulm kibernetik për 5 vite, marrin miliona dokumente zyrtare!

November 18, 2026
Nga marshimi në rrugët e Tiranës, te përplasjet me Policinë, protesta shoqërohet me tensione!

Nga marshimi në rrugët e Tiranës, te përplasjet me Policinë, protesta shoqërohet me tensione!

November 18, 2026
Republikanët humbasin edhe bastionin e Alaskës, demokratja fiton vendin e fundit të lirë në Senat!

Republikanët humbasin edhe bastionin e Alaskës, demokratja fiton vendin e fundit të lirë në Senat!

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In