Vladimir Gjuta, shtetasi i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të minsitrit të brendshëem Siamir Tahiri është liruar nga qelia.
Pasi ra akuza për sulmin ndaj biznesit të familjes së Tahirit, ndaj tij u pushua edhe akuza e “dhunës në familje” vepër për të cilën ai u izolua në qeli pak pasi u lirua nga akuza e parë. Gjykata e Tiranës në vendimin e saj argumenton se nuk u konstatua dhunë e Gjutës ndaj familjarëve.
Ai u ndalua pasi u raportua në policise se ksihte dhunuar babain, edhe pse ky i fundit nuk e pranoi kurrë një ngjarje të tillë./a.m.