• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bie dënimi në Shqipëri/ Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm, gjykata holandeze e dënon me 18 vite burg

by Java News
30/01/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I akuzuar për vrasje në Shqipëri, pasi fitoi lirinë, ndonëse u lëshua një urdhër tjetër arresti për kapjen e tij, Arben Frroku, u arratis. Papritmas ai u shfaq në Schiphol të Holandës në vitin 2016 dhe u ndalua me kërkesë në Interpol, ku ndodhet prej asokohe në një qeli holandeze.

Por Arben Frroku nuk ka pse të kalojë tërë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Kështu vendosi një gjykatë e Amsterdamit, teksa më herët ishte refuzuar edhe ekstradimi i tij.

Sipas medias holandeze, “De Telegraf”, ai edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm në vendin tonë për vrasjen e një oficeri policie, gjykata Holandeze vendosi të mos i njohë dy vendimet ekstreme, të dhëna nga drejtësia shqiptare, ku një herë u dënua dhe më pas u la i lirë, edhe pse vendimi i fundit mbetet në fuqi.

Ngjarja ndodhi në vitin 2013, kur Arben Frroku akuzohet se qëlloi me kallashnikov mbi një shef policie, 41-vjeç, në Tiranë. Ishin kalimtarët ata që e njohën në automjet 50-vjeçarin, Arben Frroku, sipas akuzës.

Në kohën e vrasjes, Frroku ishte edhe president i klubit të futbollit, Tërbuni.

Pasi u u lirua nga gjykata në Tiranë, Gjykata e Lartë e vendit tonë, e shpalli sërish Frrokun fajtor për vrasje dhe la në fuqi dënimin për jetë.

Por ai ishte arratisur në kohë, derisa u kap në vitin 2016 në Schiphol, me një pasaportë të rreme.

Shqipëria pas kapjes kërkon prej vitesh ekstradimin e tij. Frroku, megjithatë, e sfidoi me sukses pretendimin e palës shqiptare. Gjykata në Hagë vendosi vitin e kaluar që ai të mos dërgohej përsëri në Shqipëri. Sipas gjykatësit, kjo ishte në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata në Amsterdam më pas duhej të merrte një vendim në lidhje me vendimin për dënimin me burg për jetë të dhënë në Shqipëri.

Gjykatësi vendosi që Frroku duhej të mbetet në burg në Holandë për tetëmbëdhjetë vjet. Atij gjithashtu mund t’i hiqen edhe vitet e tij të paraburgimit, nga ky vendim.  “Bota e jashtme mund ta shohë këtë si një” fitore”, ” – tha avokati Gerald Roethof, i cili apeloi kundër aktgjykimit. “Por është bërë e qartë se ka pasur një shkelje të të drejtave të njeriut, për një ekstradim të mundshëm”.

Sipas avokatit, drejtësia Holandeze në të vërtetë kishte vetëm dy mundësi: “Lirimin ose të merrej me përmbajtjen e çështjes”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Sa zgjat procesi për njohjen e patentave, kërkesa që refuzoi Gjermania

Sa zgjat procesi për njohjen e patentave, kërkesa që refuzoi Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com