• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bie çmimi i karburanteve në tregun botëror

by Java News
06/05/2019 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i lëndëve djegëse në tregun botëror shënoi rënie të hënën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do t’i shtojë në masë të madhe taksat ndaj prodhimeve kineze. Kjo deklaratë i vë edhe më shumë në rrezik bisedimet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore. Çmimi për një fuçi nafte në bursën amerikane të Teksasit Perëndimor ishte 60.83 dollarë, ndërsa në “WTI” ky çmim ishte 60.04 dollarë, më i liri që nga data 29 mars.

Një fuçi nafte në Brent u shit për 69.78 dollarë, shifër që paraqet nivelin më të ulët që nga data 2 prill. Presidenti amerikan njoftoi përmes një rrjeti social të dielën se ai do t’i rrisë tarifat e Shteteve të Bashkuara ndaj mallrave kineze. Kjo deklaratë ndikoi që në tregjet botërore të ketë rënie të çmimeve, përfshirë çmimin e karburanteve.

“Qëndrimi i prerë dhe i papritur i Trumpit për taksat ndaj Kinës i ka frikësuar investitorët, të cilët po përpiqen ta zvogëlojnë nivelin e rrezikut në tregje”, tha Jasper Lawler, udhëheqës i grupit “London Capital Group”.

“Perspektiva e muajve të bisedimeve tregtare që po rrezikohen nga presidenti amerikan i ka shtuar shqetësimet për kërkesat për derivate në të ardhmen”, shtoi ai.

Përndryshe, presidenti Trump ka paralajmëruar se tarifat do të rriten për mallrat kineze që kanë vlerën e 200 miliardë dollarëve.

Tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë prodhuesja më e madhe e karburanteve në botë, e ndjekur nga Rusia dhe Arabia Saudite, shkruan “Reuters”.

 

/a.meta

Next Post
Xhaçka: Respekt e mirënjohje për Zarifen, do ta përballojmë bashkë humbjen e madhe

Xhaçka: Respekt e mirënjohje për Zarifen, do ta përballojmë bashkë humbjen e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In