• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bie bursa e Kinës, frikë në tregjet ndërkombëtare

by
24/08/2015 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bie bursa e Kinës, frikë në tregjet ndërkombëtare

Tregjet aziatike kanë pësuar rënie të thellë, si pasojë e frikës nga ngadalësimi i ekonomisë kineze. Indekset kryesore të aksioneve në Kinë kanë rënë 7 për qind sot, pavarësisht se Pekini ka autorizuar që fondi pensional shtetëror të investohet në aksione.

Analistët mendojnë se, masat e marra nga qeveria e Kinës nuk po qetësojnë tregjet, pavarësisht se gjatë muajve të fundit, ka hedhur në treg likuiditet me shumicë dhe pavarësisht vendimit të bankës qendrore për të zhvlerësuar monedhën vendase, për rritjen e eksporteve.

Bursa e Kinës pësoi humbje të mëdha, ndërsa investitorët shprehën zhgënjim për mungesën e likuiditetit për shkak të mosveprimit të bankës qendore. Investitorët kanë paralajmëruar se nëse kjo situatë vijon, ata do të ndalin investimet. Sipas tyre, tregu kinez po synon të eleminojë klasën e mesme.

Ndërsa, FMN është munduar të qetësojë tregjet ndërkombëtare, duke nënvizuar se ekonomia e Kinës nuk është në krizë. Fondi deklaroi se, ngadalësimi ekonomik i Kinës nuk mund të konsiderohet si krizë, por si një rregullim i nevojshëm i ekonomisë.

Kina, ekonomia e dytë më e zhvilluar në botë, shënoi në tremujorin e dytë të këtij vit një rritje me 7 për qind, shifra më e ulët që prej 2009-ës.

Rënie e lirë në bursat e Azisë

Indeksi Nikkei në Tokio, sot ka rënë për 3.09 për qind. Sidney u mbyll me 4%, Xhakarta me 4.3%, Tajvan me 4.8% më e ulëta prej 8 vitesh. Qeveria tajvaneze nuk e përjashton mundësinë për të krijuar një fond për blerjen e aksioneve. Para mbylljes Hong Kong arriti në 4.95%. Edhe bursa koreano-jugore pësoi humbje, ndërsa efektet janë ndjerë edhe në tregun australian, ku u regjistrua rënia me e thellë që prej shtatorit 2011.

Frikë dhe në tregjet europiane dhe në bursën e Wall Street

Bursa e Milanos hapet me një rënie -4 % më pas arriti të rikthehej në -2.3%. Bursa e Londrës dhe Parisit humb me 2.6 %, Frankfurti me 2.9%. Po ashtu, situata e krijuar në tregun kinez të aksioneve ka dhënë ndikim edhe në bursën e Wall Street-it ku u shënua rënia më e thellë në katër vitet e fundit.

Next Post

Flokët, këngëtaret shqiptare kopjojnë Rita Orën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com