• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bie akuza e “korrupsionit zgjedhor” në dosjen 184/ Prokuroria pritet të marrë të pandehur personat në përgjimet telefonike

by Java News
04/09/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës, vijon të qëndrojë si “patate e nxehtë” në dorën e dy prokurorëve të kësaj prokurorie Rifat Kojku dhe Belina Zeneli. Janë pikërisht këta dy prokurorë që brenda datës 11 shtator 2019 duhet patjetër ti komunikojnë akuzat dhe marin të pandehur personat përgjegjës që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe më konkretisht Arben Keshi, Robert Aga, Drini Gjeçi, Bekim Krashi, Pjerin Ndreu. Të gjithë këta persona dalin në përgjimet e kryera nga prokuroria, duke abuzuar me detyrën e tyre, ushtruar ndikim të paligjshëm tek zyrtarët e tjerë, me qëllim marjen e votave. Ish-deputeti Ndreu që aktualisht ka marë drejtimin e bashkisë së Lezhës, dyshohet se me telefonatën që ka kryer me drejtorin rajonal të arsimit në Dibër Drini Gjeçi, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.Por roli i Ndreut mbetet për tu vlerësuar nga prokuroria e Dibrës, gjatë këtyre ditëve në vijim.

Dosja penale që flet për shpërndarjen e parave në qarkun e Dibrës me qëllim blerjen e votave për subjektin politik Partia Socialiste dhe kandidatin e bashkisë Muharrem Rama, në datën 11 shtator mbush tre vjet nga rregjistrimi i saj si çështje penale. Sipas burimeve të prokurorisë, “Shqiptarja.com” mëson se brenda datës 11 shtator 2019 prokuroria e Dibrës duhet ti komunikojë patjetër akuzat personave përgjegjës dhe ti marë ata të pandehur. Por ajo që shihet me skepticizëm tashmë, është se biznesmeni Ymer Lala, që shfaqet në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk mund të meret i pandehur, pasi akuza e “Korrupsionit zgjedhor”, sipas burimeve ka rënë, pasi është parashkruar për shkak të afatit dyvjeçar.

Nisur nga këto rrethana për shkak edhe të parashkrimit, kjo akuzë nuk ka fuqi paravepruese, dhe s’mund të ngrihet për biznesmenin Ymer Lala dhe personat e tjerë që mund të meren të pandehur. Procedurialisht akuza e korrupsionit zgjedhur me kodin e vjetër penal të 2016, kohë kur është kryer dhe vepra penale, konsiderohej si kundravajtje penale. Dispozita nr.328 “Dhënie e Shpërblimeve dhe Premtimeve” e Kodit Penal të vjetër kosiderohet si kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë. Por neni 66 i Kodit Penal që vlet për parashkrimin e veprave penale, thë se “kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë parashkruhen për një periudhë dy vjeçare nga data e kryerjes së krimit”. Me sa duket mbajtja e dosjes penale për një kohë të gjatë plot tre vjet tek Krimet e Rënda, ka sjellë daljen jashtë loje të akuzës së korrupsionit zgjedhor për zyrtarët e ulët dhe të lartë që janë përfshirë në këtë dosje penale. Detyrimisht kjo do të thotë shpëtimin nga kjo akuzë të biznesmenit Ymer Lala, nipit të tij, ish-shef i komisariatit të BulqizësArben Keshi, ish-drejtor rajonal i Arsimit Dibër Drini Gjeçi, drejtori i OSHEE në Dibër Bekim Krashi. Mësohet se prokuroria e Dibrës pritet të fokusohet në akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këtyre akuzave mësohet se i shpëton dhe ish-ministri Damian Gjiknuri. Dosja me nr.184 është një nga çështjet më të nxehta të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila u mbajt për tre vite të Krimet e Rënda dhe në fund çështja u transferua në vendin e krimit, në Dibër, për shkak se Krimet e Rënda nuk provuan gjatë tre viteve akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte prokurorët e krimeve të rënda shpallën moskopetencën dhe dërguan dosjen për hetime të mëtejshme në Dibër. Mirëpo drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të dyshuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin. Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas ndërhyrjes së kryeprokurores Marku, çështja ju caktua dy prokurorëve Rifat Kojku dhe prokurores Belina Zeneli, të cilët brenda datës 11 shtator 2019 duhet të komunikojnë akuza penale personave përgjegjës.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër. “Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë”-tha Bardhi për mediat./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Aktorja tregon jetën në lagjen e Bajrave në Shkodër: Ecja me çekiç në çantë, ishte tmerr!

Aktorja tregon jetën në lagjen e Bajrave në Shkodër: Ecja me çekiç në çantë, ishte tmerr!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In