• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden nis vizitën në Evropë, qëllimi: Ndihma për Ukrainën dhe presioni ndaj Putin. Ja agjenda e takimeve

by Java News
22/03/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është një jave kritike për diplomacinë, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Evropën për një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s, që synon të ulë tensionet nga konflikti në Ukrainë dhe t’i vendosë sanksione të tjera Rusisë.

Biden mbërrin ditën e sotme në Evropë me shpresën se bisedimet ballë për ballë me udhëheqësit e NATO-s, ata evropianë dhe të G7-ës, do të arrijnë atë që diplomacia virtuale nuk ka arritur deri më tani: t’i japë fund sulmit rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se ky udhëtim i shpejtë, synon të arrijë shumë, në shumë pak kohë. Ai fillon me një takim të NATO-s për Rusinë të enjten.

“Presidenti do të ripohojë angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve të NATO-s për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Më pas ai do të marrë pjesë në një takim të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin.

Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë në takimin e G7 të thirrur nga Gjermania, për të diskutuar më tej me aleatët dhe partnerët tanë sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë për luftën që ka filluar”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Përveç vendosjes së sanksioneve të rrepta kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës 13.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar me ngut Shteteve të Bashkuara, por pa sukses, që të krijojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij. Ai ka paralajmëruar vazhdimisht se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Një sulm i fundit rus me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit, goditi vetëm 80 kilometra nga kufiri polak./m.j

Next Post
Liqeni i Fierzës merr statusin e veçantë për peshkimin

Mungesa e shirave, Fierza drejt limitit të ndalimit të prodhimit të energjisë nga ulja e prurjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In