• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden nis turin europian! Do të përballet me kundërshtimin e aleatëve për bombat thërrmuese

by A R
09/07/2023 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden nis këtë dielë, mes një debati për bombat thërrmuese, turin e tij europian, ku do të marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnus. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore.

Ndalesa e parë në Europë është ajo në Britaninë e Madhe, ku Biden do të takohet me Mbretin Charles III, për herë të parë që kur u kurorëzua dhe me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Ata pritet të diskutojnë ndryshimin e klimës dhe padyshim mbështetjen për Ukrainën. Më pas, presidenti amerikan do të udhëtojë drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në punimet e samitit të NATO-s që do ti zhvillojë punimet në datat 11 dhe 12 Korrik.

Mediat shkruajnë se presidenti amerikan do të përballet me pyetje nga aleatët se pse SHBA do të dërgojë bomba thërmuese në Ukrainë, ndërkohë që më shumë se dy të tretat e anëtarëve të NATO-s e kanë ndaluar përdorimin e tyre. Kujtojmë se Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja thanë të shtunën se ishin kundër përdorimit të armëve të tilla të cilat nuk kursejnë as civilët.

Pas dy netësh në Vilnius, Biden viziton Finlandën e cili u bë anëtarja e 31-të në aleancën ushtarake duke i dhënë fund historisë së tij të mosangazhimit.

/a.r

Next Post
Balla ministër i Brendshëm, reagon Basha: Nuk ndryshon asgjë, veç radhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale

Balla ministër i Brendshëm, reagon Basha: Nuk ndryshon asgjë, veç radhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com