• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden i jep paralajmërim të fortë Izraelit: Pushtimi i Gazës do të jetë një gabim i madh

by Java News
16/10/2023 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste për “60 Minutes” presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se se një pushtim në shkallë të plotë i Gazës do të ishte një gabim i madh dhe se lufta rrezikon që të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Jam i bindur se Izraeli do të veprojë sipas rregullave të luftës. Unë jam i bindur se do të ketë një akses për të pafajshmit në Gaza që të kenë akses në ilaçe, ushqim dhe ujë. Ajo që ndodhi në Gaza, sipas mendimit tim, është Hamasi dhe elementët ekstremë të tij nuk përfaqësojnë të gjithë popullin palestinez. Dhe unë mendoj se do të ishte gabim që Izraeli të pushtonte Gazën përsëri.”

Por gjatë intervistës kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk tha në mënyrë eksplicite nëse Izraeli do të dërgojë forcat tokësore në Gaza përkohësisht por mbështet qëllimin për të shkatërruar Hamasin.

“Ne mund të kujdesemi të garantojmë mbrojtjen tonë ndërkombëtare. Kemi kapacitetin për ta bërë këtë, e kemi detyrim. Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë. Por në këto sulme ka ndryshime thelbësore. Izraeli po ndjek një grup njerëzish që janë përfshirë në barbarizëm kështu që unë mendoj se duhet të përgjigjet. Ata duhet të shkojnë pas Hamasit. Hamasi është një tufë frikacakësh. Ata fshihen pas civilëve. Izraelitët do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm.”

Tridhjetë amerikanë janë vrarë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së ndërsa fati i 13 /të tjerë ende mbetet i paqartë, për të cilën Biden u zotua se do të bëjë gjithçka që ata të gjenden dhe të kthehen në SHBA. Komentet e presidentit vijnë teksa ai po shqyrton nëse do të vizitonte Izraelin në ditët në vijim për të demonstruar solidaritet me izraelitët. Kryeministri Benjamin Netanyahu ia bëri ftesën presidentit gjatë fundjavës por Biden nuk ka vendosur ende nëse do të shkojë në këtë kohë ndërsa një ofensivë e pritshme nga toka, ajri dhe deti pritet të ndodhë.

Shumë analistë ushtarakë kanë thënë se një ofensivë tokësore në Gaza  mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për forcat izraelite dhe civilët palestinezë.

/f.s

Next Post
VIDEO/ Grupet minoritare të Shqipërisë performojnë përpara liderëve të Europës

VIDEO/ Grupet minoritare të Shqipërisë performojnë përpara liderëve të Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

July 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot” vs antropologjisë, jo politikës

July 11, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

July 11, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

SHBA i jep ultimatum Iranit: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

July 11, 2026
Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

July 11, 2026
Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Korrik 2026

July 11, 2026
Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

July 11, 2026
VIDEO/ Shoferi i urbanit grushte qytetarit në sy të vajzës së mitur

U rrahën me njëri-tjetrin në Kombinat dhe Kamëz, arrestohen 3 persona, një në kërkim

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In