• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biden flet sot në Shtëpinë e Bardhë, Rusia kontakte me talebanët, ambasadori afgan: Të ndalet dhuna, miliona vajza e gra po humbin lirinë

by Java News
16/08/2021 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori afgan në Kombet e Bashkuara Ghulam M. Isaczai i kërkoi sot OKB-së që të bëjë thirrje për dhënien fund të dhunës në Afganistan. “Nuk ka më kohë për lojë fajësimi. Ne kemi një mundësi për të parandaluar dhunën e mëtejshme, për të parandaluar që Afganistani të bjerë në luftë civile.

Prandaj Këshilli i Sigurimit dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të përdorin çdo mjet në dispozicion për të bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare” tha Isaczai.

Ambasadori theksoi se po fliste në emër të miliona njerëzve në Afganistan. “Unë po flas për miliona vajza dhe gra afgane që do të humbin lirinë e tyre për të shkuar në shkollë, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Unë po flas për mijëra mbrojtës të të drejtave të njeriut, gazetarë, akademikë, nëpunës civilë dhe ish-personel të sigurisë, jeta e të cilëve është në rrezik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Unë po flas për mijëra njerëz të zhvendosur brenda vendit të cilët kanë dëshpërimisht nevojë për strehim, ushqim dhe mbrojtje në Kabul dhe vende të tjera” tha Isaczai.

Presidenti Biden pritet që sot të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Bardhë lidhur me krizën në Afganistan. Ndërkohë që Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë të hënën se Rusia po ndjek nga afër zhvillimet në Afganistan. Moska theksoi se transferimi i pushtetit te talebanët ndodhi “si rezultat i mungesës pothuajse të plotë të rezistencës nga forcat e armatosura kombëtare të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.

“Situata në Kabul dhe në Afganistan në tërësi po stabilizohet. Talibanët filluan të rivendosin rendin publik, konfirmuan garancitë e sigurisë së banorëve vendas dhe misioneve të huaja diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve afgane që të përmbahen nga dhuna dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës në mënyrë paqësore“. Ministria e jashtme tha se Ambasada Ruse në Kabul vazhdon të funksionojë si zakonisht dhe “janë vendosur kontakte pune me përfaqësuesit e autoriteteve të reja për të siguruar sigurinë e misionit rus jashtë vendit

Next Post
“Të shtypim kërcënimin global terrorist në Afganistan”/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Jam i shqetësuar për dhunën ndaj grave e vajzave

“Të shtypim kërcënimin global terrorist në Afganistan”/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Jam i shqetësuar për dhunën ndaj grave e vajzave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In