• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden e Macron tregojnë gatishmëri për të riparuar marrëdhëniet

by
29/10/2021 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po mbajnë në Romë takimin e parë mes tyre që kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënuan një pikë të ulët pas marrëveshjes për nëndetëset me Australinë.

Para bisedimeve kokë më kokë, dy udhëheqësit folën për disa minuta me gazetarët dhe Presidenti Biden e pranoi se SHBA nuk veproi në mënyrën e duhur, lidhur me marrëveshjen e nëndetëseve.

“Unë mendoja se Franca ishte informuar prej kohësh që marrëveshja do të dështonte” – tha ai.

Por zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të vjetër dhe besnik se Franca.

Nga ana e tij, zoti Macron e cilësoi takimin se fillimin e rivendosjes së besimit mes dy vendeve.

Presidenti francez tha se takimi i tij me presidentin Biden ishte “i rëndësishëm” dhe se ishte thelbësore “të shikohej nga e ardhmja” ndërsa dy vendet punojnë për të riparuar marrëdhëniet.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara arritën një pikë të ulët pasi Presidenti Joe Biden njoftoi një marrëveshje sigurie me Australinë dhe Britaninë, sipas së cilës Australia do të marrë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane.

Marrëveshja erdhi pasi Australia u tërhoq nga një marrëveshje e mëparshme me Francën për nëndetëset me naftë, duke ngjallur një reagim të ashpër nga Parisi.

Franca tërhoqi përkohësisht ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi. Ministri Le Drian deklaroi se kishte një “krizë besimi” në Shtetet e Bashkuara.

Takimi i së premtes po mbahet në Vilën Bonaparte, ambasada franceze në Vatikan në zemër të Romës, një lëvizje tjetër simbolike vullneti të mirë, pasi zakonisht takime të tilla dypalëshe bëhen në ambjente neutrale.

Më herët, presidenti Biden që mbërriti të premten në Itali për takimin e G-20-ës, u takua për bisedime me kryeministrin italian Mario Draghi.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi rikonfirmoi marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Itali dhe se Presidenti Biden falënderoi kryeministrin italian për udhëheqjen e tij personale të G20 gjatë një viti sfidash globale

Udhëheqësit diskutuan mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe rikonfirmuan rëndësinë e përpjekjeve të NATO-s për të frenuar dhe për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve nga çdo drejtim strategjik.

Ata përsëritën angazhimin e tyre të palëkundur ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe ndaj lidhjes transatlantike, përfshirë NATO-n, si edhetheksuan rëndësinë e partneritetit SHBA-BE.

Zoti Biden u takua gjithashtu me Presidentin italian Sergio Mattarella.

Ai e filloi udhëtimin pesë-ditor evropian me një vizitë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun.

Takimi u cilësua si një audiencë personale e politike e që i paraprin samitit të udhëheqësve të G-20-s lidhur me çështje ekonomike e globale, ndjekur nga një tjetër takim i nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike, që do të mbahet në Glasgou të Skocisë./ Voa

/b.h

Next Post
A do jetë i pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar? Përgjigjet Baçi: Unë do doja të kërkoja falje se…

A do jetë i pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar? Përgjigjet Baçi: Unë do doja të kërkoja falje se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com