• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Biden 264 vota elektorale, Trump 214; Rezultatet e fundit nga shtetet që po mbajnë ‘peng’ Presidencialet

by A R
06/11/2020 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump të enjten vuri në pikëpyetje të gjithë zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ishin manipuluar kundër tij nga fillimi në fund nga një komplot i gjerë, gjatë një deklaratë të jashtëzakonshme të Shtëpinë e Bardhë të cilën të paktën shtatë rrjete televizive e ndërprenë.

Tashmë 48 orë pas mbylljes së votimeve, Shtetet e Bashkuara ende nuk e dinë emrin e presidentit të tyre të ardhshëm. Situata, për momentin, kandidatin demokrat Joe Biden e nxjerr përpara presidentit aktual, Donald Trump.

Sipas vlerësimit të Associated Press Biden ka shënuar 264 vota elektorale, kundër 214 nga Trump.

Sipas rrjeteve dhe mediave të tjera të mëdha amerikane, numri i votave është pak më i ulët për Biden: 253 në 214 . Arsyeja lidhet me shtetin e Arizonës. Edhe duke marrë parasysh këtë llogari më konservatore, Biden është padyshim më afër fitores së Trump, pasi të parit i mungojnë 17 vota elektorale kurse të dytit 56, për të arritur në kuotën vendimtare që është 270 votat elektorale.

Por me cilat kombinime do të fitojë Biden? Po Trump?

Biden mund të fitojë me 27 kombinime të ndryshme të shteteve: nga më të thjeshtat (fitorja vetëm në Pensilvani, e cila vlen 20 vota elektorale) te ato më të “kufizuarat” (me një humbje në Pensilvani, Xhorxhia, Karolinë të Veriut dhe fitore në Arizona dhe Nevada.

Trump ka vetëm 4 kombinime ende të hapura për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Neë York Times, përgjegjëse për këtë llogaritje, gjithashtu vëren se ekziston mundësia e një barazimi. Kjo ndodh nëse Trump fiton në Pensilvani, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Nevada dhe Biden në Xhorxhia, të dy do të kishin 269 vota elektorale (dhe ky nuk është një skenar i pamundur, sipas shpejgimit dp ta kuptojmë përse).

Rezultatet në Nevada;

Biden është përpara me rreth 11,000 vota; 89% të votave u numëruan.

Rreth 190,000 fletëvotime ende nuk janë numëruar: 90 përqind e atyre fletëve të votimit vijnë nga Qarku Clark, ku Biden ka avantazh (dhe, sipas parashikimeve, kjo do të thotë që përparësia totale e kandidatit Demokrat duhet të rritet tani). Të gjitha votat e hedhura personalisht në ditën e zgjedhjeve janë numëruar tashmë por kanë mbetur vetëm votat me postë. Vota elektorale për tu fituar: 6

Rezultatet në Xhorxhia:

Trump është përpara, me vetëm 1,797 vota. Më pak se 16,000 vota kanë mbetur për t’u numëruar. Tre qarqe kanë pezulluar votimin, kësisoj numërimi, i cili duhet të kishte përfunduar në 6 të mëngjesit (me kohën italiane), pritet të përfundojë të premten.

Votat që mungojnë janë ato nga zona e Atlantës, të cilat duhet të jenë shumë të favorshme për Biden. Por votat gjithashtu duhet të numërohen, rreth 8,000, mbërritën në orët e fundit nga jashtë dhe nga ushtria, me të cilat Trump mund të rikuperojë. Trump kishte fituar në Xhorxhia me 5 pikë përqindje në 2016; asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar këtu që nga viti 1992 (kur fitoi Bill Clinton).

Kur do të dalin rezultatet? Teorikisht edhe në natën Amerikane: por të paktën 4 qarqe do të rinisin numërimin nesër në mëngjes (me kohën Amerikane), që i bie nga dreka me kohën shqiptare. Votat elektorale për tu fituar: 16

Rezultatet në Arizona

Këtu është Biden, me rreth 46,000 vota; 90 për qind e fletëve të votimit janë numëruar në këtë moment. Megjithatë, të paktën 200,000 fletëvotime, të mbërritura me postë, nga qarku Maricopa mbeten për t’u numëruar. Rezultatet priten të përfundojnë rreth orës 5 dhe duhet të jenë në favor të Trump. Edhe nëse ato fletëvotime do të ishin në shumicë në favor të presidentit, është e pamundur që avantazhi i kandidatit demokrat të zhduket.

Rezultatet pritet të dalin jo para pasdites. Votat elektorale për tu fituar : 11

Rezultatet në Pensilvani;

Këtu, është Trump, me rreth 22 mijë vota. Sidoqoftë, fletët e votimit që mungojnë duhet të jenë në favor të demokratëve: dhe ato janë “qindra mijëra”, sipas autoriteteve shtetërore. Sipas Neë York Times , për të qenë të saktë, rreth 175 mijë vota kanë mbetur për t’u numëruar, mbi 58 mijë prej të cilave në Filadelfia: dhe në qarqet kryesore si Filadelfia, specifikon gazeta amerikane, operacionet e numërimit do të vazhdojnë tërë natën. Në rastin më të mirë rezultatet dalin pasdite. Votat elektorale për tu fituar : 20

Rezultatet në Karolinën e Veriut dhe Alaska

Ka dy shtete të tjera ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende: dhe ato janë Karolina e Veriut dhe Alaska. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë surpriza: Trump duhet të fitojë në të dyja shtetet. Në Karolinën e Veriut, presidenti është përpara me 77,000 vota dhe Biden do të duhej të merrte dy të tretat e votave të mbetura për të arritur.

Next Post
Detajet e Bulqizës/ Biznesmeni u kërcënua në telefon: O paratë ose të vrasim!

Aksidenti me një viktimë në Shkodër, kush është i riu që humbi jetën (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In