• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Biblioteka Kombëtare mbush 95 vjeç, Rama premton mbështetje

by A R
20/12/2015 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sot me një ceremoni po kremton 95-vjetorin e themelimit të saj, ku i pranishëm është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, botues, studiues, lexues dhe dashamirës të artit dhe kulturës.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj vlerësoi rolin e këtij institucioni, ekzistenca e të cilit tha ajo është më e hershme se e shumë institucioneve të tjera shtetërore e publike. Sfida jonë tha ajo, është përmirësimi i rrjetit të bibliotekave qytetase ku roli i bibliotekës kombëtare është kyç.

Ndërsa drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani tha se sot Biblioteka vjen me një fond prej 1.2 milionë librash, me një qarkullim rreth 200 mijë njësi në vit me 6 mijë anëtare, ku 57 % janë të rinj

Sipas saj biblioteka kombëtare vazhdon të pasurohet.

Në këtë vit kremtues Biblioteka Kombëtare do të shpallë edhe fituesit e Çmimit të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” 2013 dhe 2014. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo”, i akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare.

”Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.

Kremtimi i 95-vjetorit të themelimit shoqërohet edhe me çeljen e ekspozitës “Biblioteka e Bibliotekave”. Ajo është konceptuar si një nderim për ato biblioteka private ose kolektive, përmes të cilave është ngjizur pjesa më e vlefshme e fondit të albanologjisë, d uke i lejuar në disa raste këtij institucioni të flasë sot për eksluzivitete dhe raritete”, thuhet në njoftim.

Ndër bibliotekat më të spikatura të kësaj ekspozite vlen të përmendet Biblioteka e Lumo Skendos, Biblioteka e Weigand-it, Biblioteka e Françeskanëve, Biblioteka e Bushatllinjve, Biblioteka Carnavon, Biblioteka Herbert, Biblioteka e Mitrush Kutelit, Biblioteka e Nexhip Alpan, Biblioteka e Aleks Budës etj.

ATSH

Next Post

Fotot e reja të Selena Gomez në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com