• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biblioteka Kombëtare, arkiva online pasurohet me revista të vitit 1900

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lumo Skëndo, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Po radeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani, Nebil Çika, Branko Merxhani, Sotir Angjeli, Perikli Mbrorja, Ali Kuçi. Të gjithë në radhë të shkruara, në kohë krejt ndryshe prej të sotmeve, për çështje të ndryshme të identitetit, artit, kulturës, mëvetësisë, shqiptarizmës, zhvillimit si edhe përqasje, mësime, këshilla për të nxënë, mejtime “andej-këndej” për botën, ndonjë kritikë për shoqërinë, për prapambetjen, e të gjitha për mëmëdhenë a për dheun e atit. Me fletë të verdha, me gërma që sot njihen (më së shumti) nga sytë e mësuar, shkrime të 1900-ës tashmë mund të lexohen online në sajtin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Kjo e fundit, njofton se ka pasuruar Bibliotekën Dixhitale me tituj të rinj të rëndësishëm për historikun e shtypit shqiptar. Bëhet fjalë për revista si “Minerva”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i Vietës”. Koleksionet e plota të revistave të digjituara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare (www.bksh.al), në seksionin “Periodikë” të Bibliotekës Digjitale, duke rritur ndjeshëm numrin e revistave, të cilat shumë lehtë mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, etj. “Janë rreth 594 njësi të digjituara, të cilat janë pajisur me metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motorët e kërkimit si Google, Bing, etj, duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhershme dhe adresimin në faqen elektronike të Bibliotekës Kombëtare nga çdo përdorues virtual”, njofton BK-ja.

Prej 10 vitesh Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes faqes së saj zyrtare, ofron një sërë shërbimesh të rëndësishme online si: Katalogët Online, Katalogët e Digjituar, Biblioteka Digjitale, e-Bibliografi, etj, duke pasur vit pas viti rritje shumë të shpejtë të frekuentuesve dhe vizitorëve të saj virtual. Si një pjesë e rëndësishme e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Digjitale Albanologjike të BKSH-së, titujt e rinj i shtohen koleksioneve të revistave të digjituara më herët si, “Albania”, (1896-1913); “Dituria” (1909-1929), “Hylli i Dritës” (1921- 1944), “LEKA” (1929-1944), “Përlindj’e Shqipnies” (1913-1914) dhe “Kalendari Kombiar” (1897- 1928). Në e-Albanica janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, antikuarë, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe editimet digjitale të botimeve të para të veprave të Naim Frashërit, etj, të cilat lehtësisht mund të shfletohen në formatin e tyre elektronik.

REVISTAT

Nga informacioni i pasur i Bibliografive Kombëtare të Periodikut, të hartuara nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, veçohen të dhënat e mëposhtme. “Përpjekja shqiptare” (1936- 1939): Revistë kulturore, shoqërore dhe filozofike, ekonomike e letrare, me botues Branko Merxhanin, një nga themeluesit e mendimit sociologjik shqiptar. Kjo revistë do të bashkonte emra të njohur dhe të rëndësishëm si Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani, etj. Shkrimet dhe studimet e saj përfshinin fusha të ndryshme si në filozofi, sociologji, psikologji, letërsi, histori, duke e shndërruar atë në një nga organet më të rëndësishme të shtypit të kohës. Numri i parë doli më 1936 dhe vijoi për 27 numra deri në vitin 1939. Në vitin 1937 u botua një numër special i saj, nr. 9-10, në gjuhën frënge dhe shqipe, i cili iu kushtua filozofit francez Rene Descartes.

Krahas të dhënave biografike për filozofin francez përgatitur nga Branko Merxhani, gjenden edhe artikuj të tjerë nga Sotir Angjeli, Perikli Mbrorja, Ali Kuçi, si dhe mendime nga J. G. Meyer e T. V. Charpentier. Gjithashtu në këtë numër botohet për herë të parë në gjuhën shqipe “Fjalimi i metodës” i Rene Descartes, që vjen përmes përkthimit mjeshtëror të Vangjel Koçës. “Minerva” (1932-1936): Revistë shkencore letrare, fillimisht si e përdyjavshme dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika. Revista “Minerva” mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbale Çika, Stefan Shundi, etj.

Revistë e madhe e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, ajo është një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936. “Agimi” (1919-1922): Revistë letrare e përmuajshme, organ i shoqërisë “Vllaznija”, Shkodër dhe prej vitit 1921 u bë organ i federatës “Atdheu”. Kjo revistë trajtoi probleme të gjuhës shqipe, të historisë dhe etnografisë, arkeologjisë, traditave kombëtare, letërsisë, arteve dhe muzikës. “Rilindja” (1934-1936): Revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare u botua në Korçë. Pjesën më të rëndësishme të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua gjendja sociale e vendit, ndërsa në rubrikën letrare të saj u botuan shkrime nga autorët e rinj.

“Kalendari i Vietës” (1912- 1927): Pjesë e rëndësishme e veprave pijore është edhe ‘Kalendari i Vietës’, botim i Klerit Jezuit në Shkodër. “Kalendari i Vietës” përmbante festa fetare dhe lëndë të ndryshme kulturore, letrare, historike, fetare, kronologji ngjarjesh, kuriozitetet, etj, në gjuhën shqipe. Numri i saj i parë doli në vitin 1912, me disa ndërprerje, u botua deri në vitin 1927.

BW/d.i.

 

Next Post

Skënder Gjinushi: Reforma do sjellë burgosjen e mëkatarëve politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elon Musk e ‘ble’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘ble’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

August 14, 2026
“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

August 14, 2026
“Problematike situata në Dajt, shkak terreni”- Kreu i Zjarrfikësve, Goxhaj: Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë 100 vatra zjarri!

“Problematike situata në Dajt, shkak terreni”- Kreu i Zjarrfikësve, Goxhaj: Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë 100 vatra zjarri!

August 14, 2026
Shkoi për të shpëtuar turistin në det, “jet ski” i Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Rrezikuan pushuesit me aventura në det, Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

August 14, 2026
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

August 14, 2026
Aksident gjatë shuarjes së flakëve në Krujë, guri shkëputet nga mali dhe godet zjarrfikësin e sëmurë!

Aksident gjatë shuarjes së flakëve në Krujë, guri shkëputet nga mali dhe godet zjarrfikësin e sëmurë!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com