Një kompani ndërtimi ka nisur punimet në breg të Vjosës në Grykën e Këlcyrës.
Javët e fundit janë parë gërmime në breg të Vjosës, në krah të ujvarave dhe betonizim të shkëmbinjve në krah të tyre.
Bashkia e Këlcyrës nuk bën komente për firmën, ndërsa thuhet se policia ka shkuar në vendgjarje por është larguar. Betonizimi i Grykës së Këlcyrës është një akt tjetër i rënd ndaj mjedisit, i cili i shtohet rrezikut të prishjes së Vjosës nga hidrocentralet. /b.d