• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betohet kryebashkiaku i ri i Mallakastrës, Kapllanaj lë zyrën i ‘zemëruar’: I zgjedhuri i PS-së do t’i ketë ditët e shkurtra

by Java News
13/08/2019 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Mallakastrës, ndërkohë që është betuar Qerim Ismailaj, i cili mori votën e qytetarëve për të drejtuar këtë bashkisë në katër vitet e ardhshme. Ceremonia është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e një shkolle të mesme në Ballsh, për shkak se në atë kohë në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku në ikje Agron Kapllanaj po zhvillonte mbledhje me këshillin e vjetër bashkiak.

Në mbledhjen e sotme u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak Mbarime Isufi, ndërsa dy nënkryetarë Nezhmi Sula dhe Gençi Malaj. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste mes tyre dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, njëherazi koordinator politik i jugut për PS.

Gjatë fjalës së tij Ismailaj u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të jetë në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës, qofshin ata të majtë apo të djathtë.

“Është një nder i madh të përfaqësosh në detyrën e kryetarit të bashkisë Mallakastrën tonë. Do bëjmë të mundur që Mallakastra të ndryshojë në të gjithë sektorët e saj. Më lejoni të falenderoj të gjithë të ftuarit e sotëm. Unë shpresoj dhe besoj që bashkë me këshillin e ri bashkiak do bëjmë të mundur që në fund të mandati 4-vjeçar që Mallakastra të ketë pësuar ndryshim të dukshme në të gjitha fushat. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. në do të krijojmë një forum konservativ ku do jenë pjesë të gjithë anëtarët e partive politike që kanë dhënë kontribute për Mallakastrën. Nga sot e në vazhdim Bashkia i thotë të gjithëve të majtë e të djathtë se do jemi në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës”, u shpreh Ismailaj.

I gjithë procesi i konstituimit u zhvillua i qetë dhe pa probleme. Në një kohë me përfundimin e ceremonisë së betimit Agron Kapllanaj ka lënë zyrën. Teksa është ndalur të flasë për mediat Kapllanaj tha se është koshient që mandati i tij nuk ka mbaruar duke shprehur një lloj zhgënjimi që nuk kandidoi dot në zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat u bojkotuan me vendin të liderit demokrat Lulzim Basha.

“Unë nuk kam lidhje fare e mbledhjen e këshillit bashkiak të dalë nga votimet. Unë kam lënë një takim. Unë jam koshient që mandati im ka mbaruar. Në 30 qershor nuk pata mundësinë të kandidoja. Duhet të bëja një takim të fundit për të bërë një analizë të shkurtër të punës tonë. Unë do doja ta prisja pasardhësin tim por nuk ka një të tillë. Nuk mund të pres një kryetar të dalë nga votimet e 30 qershorit. Nuk dua të bëhem pjesë e paligjshmërisë. Ky është një emërim politik që do t’i ketë ditët e shkurtra. Pas pak muajsh Mallakastra do ketë mundësi të zgjedhë përmes zgjedhjeve të vërteta. Nga politika nuk më largon askush. Nuk ia jap kënaqësinë askujt që të largohem nga Mallakastra. Unë do jem këtu për të punuar me ta, për të bërë më të mirën për ta”, deklaroi Kapllanaj. /l.m

Next Post
VIDEO/ Vizitori i rrallë në Vlorë kapet nga peshkatarët, peshkaqeni “ekspozohet” mbi tavolinë në Radhimë

VIDEO/ Vizitori i rrallë në Vlorë kapet nga peshkatarët, peshkaqeni “ekspozohet” mbi tavolinë në Radhimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com