Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është betuar para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e re.
Ai është betuar paraditen e sotme në ambientet e Presidencës. Blendi Klosi u zgjodh Ministër i ri i Mirëqënies Sociale javën e kaluar, duke zëvendësuar kështu në këtë post ish-ministrin dhe kandidatin e mazhorancës për Tiranën Erion Veliaj.












