• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Betohen 10 gjyqtarë të rinj, Nishani: Kthehuni në shembuj të drejtësisë

by Java News
02/10/2015 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me ceremoninë e betimit të 10 magjistratëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në detyrën e gjyqtarit, pas propozimit të bërë nga KLD.

Pas leximit të formulës së betimit, “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem”, në praninë e anëtarëve të KLD-së, gjyqtarët më të rinj të sistemit u betuan sipas procedurës ligjore. Fill pas betimit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, inkurajoi gjyqtarët e rinj që të jenë shembull për sistemin e drejtësisë.

Betimi mbi Kushtetutë u bë nga gjyqtarët: Nurjeta Petrit Tafa, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; Enkeleda Nazmi Kapedani, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan; Ejona Guri Lazellari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier; Elsa Abaz Ulliri, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë; Atalanta Pajtim Zeqiraj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; Aurel Filat Arapi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin; Flojera Mikail Davidhi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë; Genti Skënder Dokollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë; Sokol Dhimo Pina, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë; Arben Sabri Dosti, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për gjyqtarët: Rilinda Selimi, Gjykata Administrative e Apelit; Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë; Maksim Qirjazi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; Bezart Kaçkini, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

Artan Lazaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Gentian Medja, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë; Seladin Pysqyli, Rrethi Gjyqësor Korçë; Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës; Ded Deda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë; Miljana Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; Iliba Bezati, Gjykata e Apelit Vlorë; Liradin Lila, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec; Gentiana Muça, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë; Irena Brahimi, Gjykata e Apelit Gjirokastër; Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër; Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër; Vjola Canaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë; Vjosa Zaimi Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Dritan Banushi, Gjykata e Apelit Gjirokastër; Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës; Neritan Cena, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Hektor Sinanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë; Astrit Shema, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë; Adriatik Bocaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë; Fjoralba Prifti, Gjykata e Apelit Shkodër; Julian Haxhiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër; Ilir Përdeda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë; Hajrie Muçmata, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës për vitet 2005-2006 dhe 2007-2009; Vojsava Osmanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për vitet 2007-2009; Marsela Pepi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për vitet 2007-2009; Qemal Zaimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd/Inspektor në KLD 2005-2006; Arjan Qafa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë dhe Dibër, respektivisht për vitet 2005-2006 dhe vitet 2007-2009; Nevrie Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë; Enkeleda Doda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë; Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë”, të veprimtarisë së 2 (dy) inspektorëve: Hajrie Muçmata, Inspektore pranë KLD-së për vitet 2013-2014 dhe Izet Salaj, Inspektor pranë KLD-së për vitet 2013-2014.

Next Post

Ronaldo e Messi mësojnë kandidatët për Topin e Artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com