• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Betimi i presidentes së RMV, Mitsotakis: Zgjedhje provokuese, nismë e paligjshme dhe e papranueshme

by A R
13/05/2024 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i parë i Gordana Siljanovska-Davkovës si presidente e Maqedonisë së Veriut solli krisje me Greqinë. Pasi ajo iu referuar vendit të saj si Republika e Maqedonisë duke shmangur fjalën “e veriut”, ka sjellë reagimin e Athinës zyrtare. Mëngjesin e kësaj të hëne ka reaguar edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut zgjodhi të provokojë duke shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe duke e quajtur vendin e saj me një emër tjetër, gjë që sipas Mitsotakisht është “e paligjshme dhe e papranueshme”.

“Zgjedhja provokuese e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin e saj me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e papranueshme. Një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën e vetë shtetit të saj. Duke minuar sidoqoftë të ardhmen e vendit gjithashtu, siç kanë deklaruar edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel”, tha ai.

Greqia nuk do t’i pranojë deklarata të tilla dhe thekson se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe çdo hap i Shkupit drejt Europës, do të varet nga respektimi “i sinqertë i asaj që është rënë dakord”.

“Nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues nga shteti fqinj dhe sigurisht nga shmangia e sfidave të tilla”, tha Mitsotakis duke i bërë thirrje Davkovës që t’i kthehet detyrave ligjore dhe sjelljeve të rolit që ajo ka marrë tashmë.

Mediat greke i kanë bërë jehonë edhe reagimit të BDI-së, e cila tha se përveçse Davkova dhunoi Kushtetutën krijoi një krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Presidentja foli për unitet, por gjatë fjalimit të saj, përpos që e ngriti në qiell, Kryetarin e partisë së saj, po ashtu përmendi në një rast edhe Kryetarin e një partie tjetër, duke përmendur vetëm dy liderë në bllokun politik maqedonas dhe duke i përjashtuar kështu nga thirrja për unitet gjithë të tjerët. Përveç që ishte fjalim për 8 Mars nuk pati asgjë substanciale, nuk u përmend asgjë sa i përket NATO-s, BE-së, procesit eurointegrues. Nuk u përmend asgjë sa i përket marrëdhënieve të mira ndëretnike. Nuk u përmend fare Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë”, tha Arbër Ademi.

Fjalimi i presidentes së re të RMV-së nuk u prit mirë as nga Bashkimi Europian.

“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë,” tha zëdhënësi Peter Stano.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në një postim në rrjetin X (Twitter) tha se “që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është më e rëndësishme që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të tij detyruese, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”.

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel është shprehur i zhgënjyer me presidentin e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pasi nuk respektoi emrin kushtetues të shtetit.

“Shumë zhgënjyese që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së sotme të betimit. BE rikujton rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha ai.

Gordana Silianovska-Davkova u bë të dielën gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut pasi fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 Maj. Ajo u betua se “do të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë” duke e shmangur emrin kushtetues të vendit, Maqedonia e Veriut. Këtë e kishte paralajmëruar edhe gjatë fushatës së saj.

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou, e braktisi ceremoninë e betimit të presidentes në shenjë proteste pse Davkova e përmendi emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” gjatë procesit, sipas deputetit të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara.

Presidenti është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit. Ai dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë.

Roli i presidentit është edhe të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të propozojë guvernatorin e Bankës Popullore, të caktojë disa drejtues në postet e sigurisë.

Presidenti, gjithashtu, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase.

/a.r

Next Post
Aksident tragjik me motor, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Aksident tragjik me motor, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In