• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betimi i kadetëve të rinj, Peleshi: Përafrojmë edukimin ushtarak me modelet më të mira si West Point në SHBA

by
13/01/2023 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në ceremoninë e betimit të studentëve të vitit të parë që po ndjekin ciklin e parë të studimeve në degët Shkenca Ushtarake, Navigim Detar dhe Teknologji Informacioni në fushën e mbrojtjes, si dhe me kursantët e kursit të përgatitjes së oficerit të ri. Në fjalën e tij të rastit ministri Peleshi shprehu vlerësimin për sakrificën, përkushtimin dhe disiplinën që këta të rinj demonstruan për afro 10 javë.
Ministri i Mbrojtjes i vlerësoi kadetët dhe studentët si oficerët e së ardhmes që meritojnë të jenë anëtarë të denjë të Forcave të Armatosura.

“Ju keni dëshmuar çdo ditë e më shumë prezencën e ushtrisë tonë në çdo aspekt të jetës në komunitet, kudo dhe për këdo që ka nevojë për mbështetjen tonë. Projekti juaj personal, sot, integrohet në projektin tonë të madh për të rritur, zhvilluar dhe fuqizuar çdo ushtarak që ka zgjedhur të mbrojë dhe përfaqësojë shqiptarët me dinjitet. Sot përfundoni një kurs dhe nisni një shkollë që do t’ju ofrojë mundësi dijesh dhe zgjedhjesh. Që sot, do keni mundësi të trajnoheni dhe stërviteni me kolegë të Aleancës dhe, nesër, të shkëmbeni eksperiencë në vende të ndryshme të botës”, u shpreh ministri Peleshi. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes evidentoi punën që po bëhet për përafrimin e modelit të Akademisë së Mbrojtjes me modelet më të mira, si ajo e West Point në SHBA për ta futur edukimin ushtarak të Shqipërisë në një fazë të re.

“Duke filluar nga viti që vjen ne kalojmë në programin bachelor 4 vjecar, i cili është sipas modelit kurikulave të Akademisë amerikane të West Point-it. Kemi çelur vitin e kaluar një institucion tjetër të rëndësishëm, të ri në fushën e edukimit ushtarak, Kolegjin e Mbrojtjes, i cili ka marrë jetë dhe është duke u formuar dhe duke u forcuar si një institucion që i kalon edhe kufijtë e vendit, pasi kurset në këtë kolegj do të jenë në anglisht, në një gjuhë ndërkombëtare për ta bërë këtë kolegj të vlefshëm jo vetëm për ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, por edhe më gjerë në rajon dhe në të gjithë hapësirën e NATO-s”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
Gjithashtu z.Peleshi vuri në dukje faktin se ka filluar puna për ndërtimin e Kmapusit të ri të FA që do të jetë një kampus modern, në funksion të një edukimi më të mirë ushtarak.

Duke uruar të rinjtë që nisin një fazë të re të edukimit të tyre, ministri Peleshi tha se ata kanë garancitë e duhura për një karrierë të sigurt. “Një gjë është e sigurt, asgjë më shumë nuk do t’ju japë nder, siguri dhe dinjitet, sesa uniforma e ushtarakut, uniformë e cila, sot qëndron denjësisht përkrah aleatëve në NATO”, u shpreh ministri Peleshi. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bilbil Bitri, komandantë të forcave dhe familjarë të studentëve.

Next Post
Gjykata e Tiranës lë në burg tre zyrtarët e Ministrisë së Financave

Gjykata e Tiranës lë në burg tre zyrtarët e Ministrisë së Financave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In