• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betejë për të rikthyer “gjyqtarin e partisë”

by Mero Baze
07/04/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjin Gjoni i ka bërë një shërbim të mirë Shqipërisë. Falë profilit të tij dhe historive konkrete të gjyqeve të tij, ai ishte një nga gjyqtarët simbol, që mobilizoi Perëndimin të mbështeste Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.

Historia e tij e mëparshme ishte një histori tipike gjyqtari, që bënte shërbime politike dhe pastaj kishte leje të bënte miliona, duke lëshuar trafikant droge në kërkim ndërkombëtar, apo duke ndëshkuar kundërshtarë të Berishës në media apo politikë.

Me pak fjalë Gjin Gjoni I bëri një nder Shqipërisë, duke I detyruar gjithë palët të viheshin në rresht nga SHBA dhe BE dhe të miratonin me 140 vota një Reformë në Drejtësi, e cila tani që ka produktet e veta natyrisht shfaq dhe problemet e veta, por kurrë më të mëdha se problematika që ka pasur drejtësia e vjetër.

Pas kësaj Gjin Gjoni u shfaq I padëshiruar nga ambasada e SHBA në Tiranë duke I anuluar vizën amerikane, ndërsa në takime private informale diplomatët e huaja ilustronin bisedat me gazetarë me shpenzimet marramendëse të tij në wikende nëpër Evropë dhe blerje deri kostume Louis Vuitton për qenin e tij.

Kur Reforma në Drejtësi filloi të funksioj, kur vetingu filloi të skualfikojë gjyqtarë dhe prokurorë, Gjoni u tërhoq nga drejtësia, mori për dy vite leje lindje për fëmijën dhe kështu I shpëtoi përballjes me vetingun dhe pasojave penale që mund të kishte.

Më pas aktorët politikë që votuan Reformën në Drejtësi, u përballën vet me pasojat e saj.
Qeverisë I ranë dhjetëra “dëshmorë’ në fushën e betejës, ndërsa Sali Berisha dhe opozita po përballen me një proces hetimi që I ka kthyer në armiq të tërbuar të saj.

Dhe kjo fazë e Reformës në Drejtësi dhe veprimit të saj, ka nxjerr në pah sfidat e reja të politikës me drejtësinë. Ka nxjerrë në pah, kush e ka votuar I bindur që duhet dhe kush e ka votuar me shpresë se mund ta kalonin pa lagur.

Edi Rama po qëndron në anën e Reformës edhe pse është më dëmtuari prej saj. Ana pozitive e kësaj sfide, është se ai po krijon një kulturë politike të përgjegjësisë personale, para drejtësisë, dhe heqjen e mbështetjes politike për këdo që përballet me të.

Dhe kjo është në thelb diferenca mes kulturës perëndimore dhe asaj lindore me drejtësinë.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, jo vetëm që kanë tërhequr mbështetjen për drejtësinë e re por kanë nisur betejën e tyre dhëmb për dhembë kundër saj. Dhe një nga pikat e kësaj beteje është aleanca me viktimat e Reformës në Drejtësi.

Këtu Gjon Gjoni po na shërbimin e dytë, tanimë për të ilustruar objektivin politik të frontit kundër drejtësisë në Shqipëri. Ai ka lënë vilën 2 milion dollar në Rolling hills në Tiranë dhe bizneset e tij, dhe është nisur drejt Lezhës të drejtoj degën lokale të Partisë së Berishës dhe për tu kthyer në një luftëtar simbol I objektivit politik opozitar, që është zhbërja e drejtësisë së re dhe shpëtimi I Slai Berishës dhe fëmijëve të tij.

Gjin Gjoni nuk I duhet partisë së Berishës për të mbledhur vota në Lezhë se nuk është se është njeri popullor atje. Nuk I duhet as për kapacitet intelektual, se është një gjyqtar gjashtëmujorësh.

I duhet simbolikisht për tu treguar të gjithëve, se cili është objektivi i tij. I duhet një “viktimë” simbol e Reformes në drejtësi, kundër saj.

I duhet si një i zgjedhur i pasur si gjyqtar që mund të inkurajoj banditë apo trafikant, duke ju premtuar se drejtësia do bëhet prap siç ishte kur të fitoj partia e tij. I duhet gjyqtari i partisë.

Dhe ky është një shërbim I dytë pozitiv që po i bën Shqipërisë.

Ai e ka bërë më të thjesht për tu kuptuar se çfarë përfaqëson partia e Sali Berishës dhe ata që i bashkohen atij, qoftë si luftëtarë kundër drejtësisë, qoftë dhe si mbështetës të drejtësisë por që “bashkohen me Gjin Gjonin në diversitet”.

Sali Berisha nuk ka gjetur kryetar për një degë partie, por ka gjetur një degë partie, për t’ia dhënë një gjyqtari simbol, për tu thënë të gjithëve që janë e të përse duhet të luftojnë.

Jo për të përmbysur qeverinë, por drejtësinë.

Next Post
Dita Botërore e Shëndetit, ministrja Koçiu: Po punojmë për krijimin e qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë vendin

Dita Botërore e Shëndetit, ministrja Koçiu: Po punojmë për krijimin e qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë vendin

Comments 1

  1. Fildane Hajdarmata says:
    2 years ago

    Eh ç’të hëngri bytha përsëri o Zhin Zhon (mërditorçe).
    Njerëzia të harruan.
    Shejtani flinte, ti shkove dhe e zgjove.
    Kësajë i thonë, me kruajtë bythën me hithrat e haleve….
    Do fillojnë e të të këndojnë jo vetëm qumështin e nënës që të ka bërë kokën, por edhe qumështin e nënës së gruas tënde, dhe do të shkojnë deri aty, duke të të thënë që vjehrra jote, është e bija biologjike e Haki Toskës….pa llogaritur vjedhjer, grabitjet e korupsionet e tua o jurist kriç mashkull me shkollë plepash…

    Reply

Leave a Reply to Fildane Hajdarmata Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In