• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betejë “gladiatorësh” për stolin e Italisë, dy konkurentë për të pasuar Mancini-n

by A R
14/08/2023 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roberto Mançini i dha fund eksperiencës 5-vjeçare, të karakterizuar nga ulje dhe ngritje, në drejtimin e Italisë, me lajmin që erdhi si rrufë në qiell të hapur për sportdashësit përtej Adriatikut.

Por teksa ish-tekniku duket se ka gati një kontratë 3-vjeçare me kombëtaren e Arabisë Saudite ku do të përfitojë 18 milionë euro në sezon, te axurrët janë duke menduar për zëvendësuesin.

Favoriti për stolin e kombëtares është ish-tekniku i Napolit, Luciano Spalletti. FIGC ka vendosur të fokusohet kryesisht te ai, ndërsa pas dere qëndron edhe Antonio Conte, i cili prej muajsh është i papunë.

Të dy teknikët shihen si shpëtimtarë duke pasur parasysh rëndësinë e rolit dhe nevojën për të ngritur kokën pas dy dështimeve radhazi për tu kualifikuar në Botëror.

Karizma, përvoja dhe qëndrimi i fortë i karakterizon të dy. Por nëse Spalletti, siç u tha, ka përfituar një avantazh të konsiderueshëm ndaj konkurrentit të tij, FIGC ka së pari një çështje delikate për të zgjidhur dhe ajo është kontrata që ende e lidh trajnerin me Napolin.

Rinovimi që Napoli ushtroi në mënyrë të njëanshme pranverën e kaluar do të thotë se Spalletti është ende nën kontratë deri në qershorin e ardhshëm.

Në këtë rast ose Spalletti jep dorëheqjen (por dorëheqja mund të refuzohet) ose De Laurentiis duhet ta lirojë atë, duke gjetur një marrëveshje konsensuale.

Ose përsëri është e nevojshme që palët t’i drejtohen Dhomës së Pajtimit për të gjetur një ndërmjetësim. Një problem që FIGC ende shpreson të jetë në gjendje ta përballojë dhe ta zgjidhë me kontributin aktiv të vetë Spallettit dhe De Laurentiis. Sigurisht që Federata nuk ka ndërmend të paguajë para për të liruar trajnerin.

Pas Spallettit, si zgjidhje po aq e mirëpritur qëndron Antonio Conte. Ai i dha fund marrëdhënies së tij me Tottenham dhe ka qenë i lidhur me Interin dhe Juventusin, por pa arritur kurrë negociata reale.

Mbi të gjitha ai tashmë e ka kryer detyrën e trajnerit të bluve me rezultate të shkëlqyera përpara se të tentonte aventurën në Premier League. Por për momentin është një hap poshtë rivalit.

Hipotezat e tjera kanë humbur forcën dhe qëndrueshmërinë minutë pas minute. Kohët e fundit ishte folur edhe për Allegrin, i cili qëndronte si hipotezë për vitin 2024, pas Kampionatit Europian. Sigurisht që tani do të ishte shumë e ndërlikuar të parashikohej, për shkak të vlerës së lartë të kontratës me Juventusin, pasi fiton 7.5 milionë euro plus bonuse në sezon.

/a.r

Next Post
Dhunimi i përmbaruesve në Librazhd, Policia nxjerr blof Berishën, e kishte njoftuar më 29 korrik

Dhunimi i përmbaruesve në Librazhd, Policia nxjerr blof Berishën, e kishte njoftuar më 29 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In