Zjarri në afërsi të parkut kombëtar të Llogarasë vijon të mbetet aktiv dhe të rrezikojë dhjetëra hektarë pyje. Situata është përkeqësuar pasditen e së mërkurës kur zjarret, të ndihmuara dhe nga era, kanë rrezikuar seriozisht pyllin e parkut.
Për të shuar zjarret kanë qenë në terren 100 forca të ndryshme, që nga zjarrfikësit, punonjësit e Ndërmarrjes Pyjore, Forcat e Armatosura si dhe banorë të zonës.
Ndërkohë, dy helikoperë kanë ardhur në ndihmë duke hedhur ujë në të gjithë malin mbi fshatin Dukat. Natën që kaloi situata është përmirësuar disi, pasi era ka pushuar dhe zjarret janë përqendruar në disa vatra.
Deri tani janë shkrumbuar dhjetëra hektarë me peme e shkurre. Por rreziku nuk ka ikur, pasi një devijim i erës nga veriu do t’i drejtojë flakët në pyllin e Llogarasë. Gjithësesi, zjarrfikësit janë në terren duke monitoruar situatën e po ashtu po ndërhyjnë në zona ku mund të shkojnë në këmbë, pasi terreni është shumë i rrezikshëm.
ma.me