• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Beteja me zjarret do vijojë edhe për një muaj’

by Java News
11/08/2017 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë aktive 3 vatra, ajo në malin e Derjes, në Krrabë dhe vatra e riaktivizuar në Pezë.

Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve të Tiranës kërkon nga banorët e zonave ku ka potencial për krijimin e vatrave të rrezikshme që të tregojnë kujdes për ato që quhen zjarrvënie të paqëllimshme.

“Qytetarët mundohen të hapin toka të reja bujqesore dhe të pastrojnë tokat e tyre dhe mendojnë të asgjësojnë mbeturinat bujqësore shkurreve, apo barishteve përmes zjarrit. Në këto dy muaj, në korrik dhe në gusht, kjo është e paparanueshme dhe asnjëherë nuk duhet të përdoret për arsye se zjarri në këto temeperatura del jashtë kontrollit”, deklaron Shkëlqim Goxhaj.

Në ditët në vijim, zjarrfikësit e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pyjeve dhe Agjencinë e parqeve dhe rekreacionit do të zhvillojnë një aksion për hapjen e disa korridorëve afër vatrave të zjarrit, që do të lehtësojnë dhe shpejtojnë shuarjen e flakëve.

“Dëmi nga zjarret do jetë shumë më i vogël sesa ka qenë këtë vit. Drejtoria e Pyjeve dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, edhe këto ditë e kemi diskutuar, do të jenë të parat që do t’i kërkojnë këto korridore, që shumë shpejt do të realizohen dhe do ta bëjnë punën dhe shërbimin tonë më të lehtë”, thotë Goxhaj.

Por kur mund të quhet e përfunduar e gjithë situata emergjente e zjarreve në Tiranë?

“Ne, me parashikimet tona mendojmë se gjatë të gjithë muajit gusht dhe 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jenë me ngjarje të tilla. Kryesorja është që ne jemi në gatishmëri dhe i kemi forcat dhe pajisjet që t’i përballojmë këto situata. Vetëm situata të jazhtëzakonshme, apo terrene shumë të thyera, siç është mali i Derjes tani dhe zona e Dajtit janë të papërballueshme për shërbimin tonë”, shton Goxhaj/tch

a.ç

Next Post
Shpërndarja e teksteve nis më 25 gusht, ja skema e MAS për të shmangur radhët

Shpërndarja e teksteve nis më 25 gusht, ja skema e MAS për të shmangur radhët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com