• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë

by Mero Baze
30/04/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tre muaj më par Sali Berisha u paraqit për herë të parë në SPAK. Tensioni me të cilin ai u nis drejt godinës së Prokurorisë speciale, militantët që e shoqëronin të hakërryer, si në ato skenat e vendeve arabe, ku ulërinin e çirrnin faqet për liderin, dhe pastaj grumbullimi para oborrit të SPAK derisa ai doli, tregojnë shumë për makthin që u zgjon SPAK një grushti nejrëzish të degraduar që pretendojnë se janë parti politike në Shqipëri.

Sot ishin po këta njerëz, përsëri para SPAK. Djali I Fariut, vajza e Saliut, Belindi, Flamuri,  dhe 10 fytyra të tjera që rrinë poshtë penxheres Berishës çdo ditë.

Po sot nuk çirrnin faqet. Sot kishin parkuar makinat e tyre të shtrenjta për ti zënë rrugën Erion Veliaj, që shkonte në SPAK vetëm me një këshilltar të tij pa roje dhe popull nga pas. Sot të njëjtët njerëz kërkonin nga SPAKU shpagim për Erion Veliaj, burg për të, meqë nuk e mundin  dot vet me votë.

Pra këta njerëz që tre muaj më parë rrethuan SPAK, se mos u merrte Sali Berishën në burg, sot e rrethuan duke u kërkuar që të fusin në burg Erion Veliaj.

Tani duhet të biem dakord që disa gjëra se si e do parti e Berishës SPAK, që të biem rehat të gjithë.

Duke akuzuar SPAK nga mëngjesi në dark, se është institucion I politizuar pse ka future në arrest shtëpie Sali Berishën të gjithë jemi të qartë që ata e duan SPAK institucion të politizuar me qëllim që të relativizojnë dënimin e Berishës.

Por kur e doni të politizuar, mos shkoni para SPAK dhe kur thërret Erion Veliaj apo Edi Ramën të cilët nuk marrin talibanë me vete kur shkojnë para drejtësisë. Dhe aq më tepër mos jepni pretenca para SPAK se sa duhet të dnëohen, pasi kështu legjitimoni SPAK si institucion serioz të paanshëm dhe profesional, dhe vulosni burgosjen e mundshme të Berishës.

Nuk mund të shkohet dy herë në të njëjtin vend, me të njëjtit njerëz dhe të njëjtin budallallëk në kokë, një herë duke mallkuar SPAK pse thërret Berishën dhe një herë duke mallkuar SPAK, pse nuk e mban brenda Erion Veliaj. Zgjidhni një prej tyre.

Së dyti përqendrimi I betejës politike para Bashkisë së Tiranës, zhvendosja e molotovëve nga parlamenti në Bashki, dhe mbi të gjitha shpallja e objektivit për dorëheqjen Veliaj nga Bashkia, janë një skemë kapitulluese e opozitës Berishës.
Ky është një mesazh dëshpërues për mbështetësit e tyre të cilëve u thonë Edi Ramës nuk kemi çfarë I bëjmë, por të shpresojmë të heqim këtë.

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ndonjë betejë me Bashkinë e Tiranës. Tirana është qyteti me më shumë turizëm në Ballkan, me një rritje fantastike të ekonomisë dhe pa diskutim një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.

Rruga për të rrëzuar Erion Veliaj me Molotov, vetëm sa I bën nder Erion Veliaj, e fuqizon politikisht dhe e rikthen atë në origjinë, si politikan rruge dhe agresiv, që nuk është aq I këndshëm për ata që ka përballë, sidomos kur shumicën e tyre I ka pas njohur fillimisht nga ofertat për pazare.

Nuk di kujt I ka shkuar në mendje ti bëj këtë nder Erion Veliaj në këto moment të vështirë për të dhe Bashkinë e Tiranës, por me sa duket siç thotë populli “bylzmezi e gjen vet rrugën e humbjes.”

Përqendrimi I gjithë sulmit opozitar tek Veliaj, e kthen atë në kryeluftëtarin e socialistëve në pushtet dhe ul pritshmërinë politike të opozitës për të ardhmen, duke shpresuar se mos marrin bashkinë më 2027, meqë nuk marrin dot pushtetin më 2025.

Ndaj opozita e Berishës duhet ta ndaj se çfarë prioriteti ka . A ka prioritet mbështetjen e SPAK, apo mbështetjen e viktimave të SPAK, a ka prioritet rrëzimin e qeverisë apo rrëzimin e bashkisë.

Erion Veliaj duket qartë që ka prioritet të bëj betejë politike me ta si e vetmja mënyrë për tu fuqizuar.

Dhe shembulli më i mirë ishte sot. Ndërsa ata hidhnin sot molotov mbi godinën e bashkisë, Këshilli bashkiak I mbledhur online, po I vendoste një rruge në Tiranë emrin “Remzi Hoxha”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë ku bie rruga, po ua sqaroj. Është tek ish frigoriferi I Tiranës në rrugën Siri Kodra, aty ku e ka pas rrëmbyer Sali Berisha në Tetor 1995 për ta zhdukur. Për ironi të fatit, rruga kalon mes përmes bllokut rezidencial “Siri” ndërtuar nga kompania “Kontakt” e klubit të famshëm “Partizani”, për të cilën Berisha është majë penxheres.

Pra Remzi Hoxha do ti prish gjumin çdo natë familjes Berisha duke ngjitur emrin e tij në muret e pallateve të tyre. Ata ja arritën të ndërtojnë pallate edhe duke vrarë, por hijen e të vrarit do ta kenë në shpinë gjithë jetën si tabelë “Rruga Remzi Hoxha” .

Mjafton kjo simbolikë për të kuptuar në betejën e Berishës me Erion Veliaj, fitimtari dihet. Ajo që nuk dihet është pse Berisha I ka dorëzuar ushtarët e tij tek Veliaj.

Në mëngjes ishin në SPAK, mbasdite para godinës së bashkisë duke hedhur molotov dhe duke sharë Erion Veliaj, pastaj të rraskapitur dhe pa bukë e ujë poshtë penxheres duke thirrur “Berisha, Berisha”.

As Haxhi Qamili nuk I ka pas torturuar fshatarët e Ndroqit në këtë mënyrë gjatë revolucionit “Duam babën”.  Edhe pse ai kishte mbi 50 vjet, jo kaq pak sa Berisha.

Next Post
Patok/ Kompleksi i Gëzim Çelës skenë krimi, ‘Royal Blue’ i vihet shirit! 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle

Patok/ Kompleksi i Gëzim Çelës skenë krimi, 'Royal Blue' i vihet shirit! 6 muaj hetime, zyrtarët e IKMT-së s’kryen kontrolle

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Toleranca e tepert shkaterron demokracine! Vetem zbatomi i ligjit i ul ne gjunj dhunuesit sistematik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim 4.7 mln euro/ Detajet nga dëbimi nga Dubai i Bruno Çobos, bëri kërkesë për t’u kthyer me dëshirë

EMRI/ Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11,5 vite burg për vrasje, Interpoli i çon nën pranga Prishtinës kosovarin e kërkuar!

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

August 12, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

August 12, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

August 12, 2026
Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

August 12, 2026
Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

August 12, 2026
Falsifikime dhe fshehje e të ardhurave, masa sigurie për administratorin e “CFO Pharma” e punonjësve të FSDKSH

Nuk ka prova, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën, dyshohet për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj!

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Zjarret djegin qindra hektarë, Ministria e Mbrojtjes: Ende aktive 9 vatra, rrezik për banesat në Gurë-Lurë! Në aksion mbi 450 forca, 3 helikopterë e 2 avionë

August 12, 2026
Stuhi shkatërruese godasin Çikagon, konfirmohen 3 tornado, erërat arritën 160 km/h

Stuhi shkatërruese godasin Çikagon, konfirmohen 3 tornado, erërat arritën 160 km/h

August 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik kërkon kompensimin për karburantin, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës nëse pagesat nuk disbursohen

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com