Nga Roland Qafoku
Kush fiton Tiranën, ka fituar zgjedhjet lokale. Më 14 maj vërtetë votohet për kryetarët në 61 bashki që ka vendi, por sytë dhe mendja e të gjithëve do jenë në kryeqytet, në atë që quhet ndryshe në këto zgjedhje “beteja e Stalingradit”. 6 kandidatët zyrtarë që janë në garë kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Por cilat janë ato?
ERION VELIAJ
Më 14 maj kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës do ketë vërtetë një garë reale. Pas mospjesmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, në të cilën fitoi pothuajse pa konkurent, ai tashmë është kthyer në një betejë. Cilat janë avantazhet e Veliajt? Avantazhi i parë është që pas 8 viteve në krye të bashkisë më të madhe në vend, ai ka një eksperiencë të madhe por ka edhe një bilanc gjithashtu. Veliaj tashmë mund të rendisë pa asnjë problem dhjetra e qindra punë të bëra në kryeqytet dhe për të mos e tepruar mund të themi se shumë pamje dhe punë në Tiranë kanë dorën e tij duke u bërë pjesë e historisë së Tiranës. Veliaj ka avantazhib se tashmë në moshën 44-vjeçare, ai po shijon edhe një kulm të pushtetit politik në PS me një karrierë të admirueshme. Në këtë parti askush tjetër përveç Edi Ramës ka këtë karrierë, këtë pozitë dhe këtë pushtet. Ka afër 15 vjet që aderon në PS dhe prej shumë vitesh është drejtues i qarkut të Tiranës. Ka drehtuar disa fushata elektorale të cilat i ka fituar të gjitha dhe kjo nuk është pak. Sigurisht, të qenit kryebashkiak e ka avantazhuar që të ketë këtë pushtet në PS dhe nuk ka asnjë diskutim dhe dyshim se Erion Veliaj do jetë pasardhësi I Edi Ramës kur ai të mos jetë më kryeministër. Aktualisht, Veliaj ka një avantazh të dukshëm në garën e 14 maji. Kryesori është se asnjë nga kundërshtarët që ka përballë nuk kanë kapacitetin e tij si në planin politik dhe atë eknomik. Kur Veliaj u zgjodh kryebashkiak për herë të parë ishte 36 vjeç, po aq sa është sot kundërshtari kryesor në garë Belind Këlliçi. Por Veliaj në atë moshë kishte bërë shumë beteja në politikë dhe për më tepër kishte drejtuar organizatën “Mjaft”, një ngë lëvizjet më interesante që ka patur Shqipëria në këto 33 vje. Të rinjtë e saj nën drejtimin e Veliajt kritikonin qeverinë e asaj kohe të Fatos Nanos në një formë dhe mënyrë që nuk e bënte dot as opozita e PD, aq sa fitoi edhe simpatinë e vetë Sali Berishës. Në këtë mënyrë potenciali që ka Erion Veliaj në këto aspekte e bëjnë atë dominues në këtë garë. Të gjitha sondazhet e bëra deri tani pikërisht për këto arsye i japin atij një fitore të sigurtë.
Por cilata janë disavantazhet? Pikërisht për këtë rritje politike Erion Veliaj prej koësh është targeet i sulmeve të forta nga ana e kundërshtarëve politikë. Kjo ka bërë që stili dhe mënyra e këtyre sulmeve të kalojë edhe elemente njerëzore. Shumë prej sulmeve për punët e tij janë të pabaza, ndërsa sulmet te familja janë të paprincipta. Një disavanztah për Veliajn është edhe fakti që një pjesë e këtyre sulmeve ai i merr edhe për shkak të qeversijes qendrore. Rasti më flagrant janë debatet që behet për kullat dhe gradacielat në Tiranë. Të gjithë e dinë që lejet e tyre janë pjesë e qeverisë, ndërkohë që sulmet i bëhen bashkisë.
BELIND KËLLICI
Në moshën 36-vjeçare Belind Këlliçi ka dëshirën, vrullin dhe pasionin e një të riu për të bërë gara të mëdha. Ka mbështetjen e pa kufi të dy dinosaurëve të politikës Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe ka grumbulluar rreth vetes të pakënaqurit ndaj Veliajt. Avantazh tjetër është se Belind Këlliçi është politikan i ri dhe është i uritur për tu marrë me politikë. Ka dëshirë të madhe për të arritur nivele të larta edhe pse mundësitë dhe kapacitetet që zotëron janë më të vogla. Belind Këlliçi ka avantazhin se mund të grumbullojë të rinjtë më shumë se kundërshtari Veliaj për shkak të moshës që ka, duke shtuar këtu edhe faktin që ka drejtuar Forumin Rinor të FRPD. Ndërkohë Këlliçi është i vetmi që pritet të ketë avantazhe edhe nga humbja. Pavarësisht rezultatit, kjo garë do ti japë atij rritje të kuotave si politikan dhe mund tia shtrojë rrugën për një karrierë në ngjitje, pse jo me synim për të qenë në krye të PD. Rastet e Bensik Mustafajt, Sokol Olldashit dhe Spartak Ngjelës, janë ende në memorie. Vërtetë ata humbën betejat për tu zgjehdur kryetar të Bashkisë së Tiranës, por u bënë figura kryesore të politikës në Partinë Demokratike duke mbajtur edhe poste të rëndësishme shtetërore. Por cilat janë disavantazhet e Belind Këlliçit? Disavantazhi i parë është perceptimi i gjerë i publikut se ai do humbasë. Një perceptim i ngritur me të drejtë për shkak të situatës në Partinë Demokratike. Ndarja dhe përçarja e kësaj partie është e tillë që mjafton ky fakt, dhe humbja e garës është e sigurtë. Edhe sondazhet më optimiste për të e nxjerrin si faktor numër një ndarjen e kësaj partie në humbjen që e pret. Një tjeëtr disavantazh është fakti se përballë Këlliçi ka politiknin e dytë më të fortë në vend për nga pushteti ekonomik dhe politik dhe sado që të përpiqet, Këlliçi është një mur pothuajse i pakalueshëm për të. Disavantazhi tjetër i Këlliçit janë financimet në këtë fushatë që penalizohet duke mos marrë para nga KQZ, për shkak se i shkojnë PD-së zyrtare.
ROLAND BEJKO
Mund të kesh shumë kundërshti në aksionet politike të Roland Bejkos, por nuk mund tia heqëssh atij një cilësi që bien dakord shumë njerëz: Karakterin e fortë dhe dinjitetin për qendrimet politike që ka mbajtur. Tashmë një kandidat zyrtar i PD-së zyrtare, 55-vjeçari nga Gjirokastra është një figurë politike për të cilin nuk e teprojmë të themi se do tregojë shumë në këtë garë. Avantazhi i tij më i madh është se garon zyrtarishjt me atë pjesë të PD që mbështet nga SHBA. Dhe disavantazhi më i madh i tij është se ka shumë pak vota. Më pak vota se Erion Veliaj po e po, por edhe se grupimi “Foltore” që drejtohet nga Sali Berisha. Bejko ka avantazh se ka jo vetëm vulën por edhe finacimet që i jep KQZ. Dhe këto janë të konsiderushme për të bërë një fushatë të mirëorganizuar. Bejko është një artikulues i mirë dhe në studio televizive ka qenë përherë i preferuar nga gazetarët për ta patur të ftuar. Të lindurit në Gjirokastër dhe të kandiduarin në Tiranë nuk përbën ndonjë disavantazh të madh sepse në Tiranën me 1 milionë banorë, komuniteti i banorëve të ardhur nga qytetet të tjera e përmbyt komunitetit autoktonë tiranas. Megjithatë, Bejko është i destinuar të humbasë. Rrethanat për garën që ai do bëjë janë më së shumti kundër tij dhe besohet se do marrë pak vota.
LAJLA PËRNASKA
Ata që e akuzojnë Lajla Përnaskën se po dëmton opozitën duhet të dinë më parë se sa ka dhënë ajo për këtë opozië dhe veçanërisht për PD. E përjashtuar në mënyrë të turpshme nga karriera e saj në potitikën aktive, doktoresha e diplomaur në Tiranë dhe e specializuar në disa universitete perëndimore, është një nga figurat më intreresante në historikun e PD pas vitit 2000. Deputete e kësaj partie dhe me një aktivitet të ngjeshur deri zëvendëspresidente e Grupit PPE (Partitë Popullore Europiane), Këshilli i Europës, Përnaska ka patur mbështetje të dukshme në parti dhe elektorat. Tashmë me përvojën e madhe në politikë, ajo i njeh mirë taktikat, lëvizjet dhe mënyrën se si bëhet fushata. Dhe këto e avantazhojnë shumë. Tashmë 62 vjeçe, Përnaska i jep kolorit garës sepse është e vetmja grua por edhe për shkak se mbetet një nënë e përkushtuar e një djali të suksesshëm që la Perëndimin dhe jeton dhe punon në Tiranë duke krijuar markën e vet ONUS. Një avantazh tjetër është se Lajla Përnaska është pinjolle e një familjeje të njohur tiranase me shumë kontribute në disa fusha. Tirana i ka dashur dhe i do me zemëër familjen Përnaska dhe Lajla është një prej tyre që i ka bërë krenar. Për disavantazhet sigurishtë kryesori është ai që e mbështetur nga PDIU nuk besohet se do fitojë garën dhe do jetë kryebashkiake. Por ama ajo do fitojë shumë më shumë vota se kushdo tjetër që kjo parti do kishte vënë kandidat.
ARLIND QORRI
Nuk ishte çudi shpallja e kandidaturës së Arlind Qorrit për të qenë kryebashkiak i Tiranës në garën e 14 majit. Një protesues permanent i shumë e shumë tubimeve për disa punë në Tiranë dhe të qeverisjes qendrore, ai ka krijuar profilin e një personazhi jo të lehtë dhe nuk mund ta shpërfillësh. Qorri do garojë nën siglën e Partisë Lëvizja Bashkë. Ai ka një karrierë prej 12 vjetësh si aktivist dhe ka drejtuar shumë protesta, shumica kanë patur të bëjnë me arsimin. Pikëpamjet e tij kryesisht janë të majta deri në ekstrem, por një pjesë prej kritikave që ai ka bërë janë vlerësuar nga publiku. 52 vjeç, Arlind Qorri ka si avantazhin e të qenit prej shumë vitesh pedagog i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, në të cilin edhe është diplomuar. Disa nga protesta që ai ka organizuar në Tiranë me organizatën që drejton kanë qenë të lidhur kryesisht me arsimin e lartë dhe cilësinë në universitet, veçanërisht për tarifat e larta për studentët por edhe pë rligjin e arsimit të lartë në vitin 2015. Gjithsesi, shanset për të fituar janë shumë të pakta dhe numri i votave do jetë i papërfillshëm.
MARKO DAJTI
Me detyrën si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Marko Dajti na kujton Shqipërinë nga 1944 deri në 1990. Por tashmë ai është kandidat zyrtar për garën e 14 majit si kryebashkiak i Tiranës. Sigurisht që ai nuk do fitojë këto zgjedhje, por pjesmarrja duket që është një manovër politike nga ana e PD-së së Foltores për të patur edhe ato pak vota të tij. Mbështetja që i ka dhënë Flamur Noka si sekretar i Përgjithëm i PD tregon se e gjithë kjo histori është një kalkulim votash për të cilat kjo parti ka nevojë se sa një emër serioz për të qenë në garë. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, kandidatura e Hysni Milloshit të Partisë Komuniste për bashkinë e Tiranës bëri që rreth 1500 vota që ai mori ti hiqeshin koalicionit të majtë që mbështeste Edi Ramën dhe të avantazhonin Lulzim Bashën e Partisë Demokratike i cili i fitoi ato zgjedhje.