• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Beteja për selinë dhe vulën e PD’/ Lubonja: Nëse firmat janë të vërteta Basha duhet të dorëzojë zyrën! Me Berishën mund të fitosh …!

by Java News
11/12/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha u komentua nga analisti Fatos Lubonja në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24’.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Lubonja tha se më këtë Kuvend duhet të lindë një Kryesi që të ketë një projekt të qartë.

I pyetur për betejën mes palëve për selinë e Partisë Demokratike, analisti theksoi se nëse 4446 firmat të komunikuara janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

Pjesë nga biseda:

Beteja për selinë e PD-së?

Lubonja: Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4 mijë e 446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët

Berisha kryetar i PD-së?

Lubonja: Berishës nuk mund t’i mohohet merita. Pjesa më e mirë e tij është opozitarizmi…Mendoj që këta njerëz që e ndoqën do të doja që të lindë një grup, një Kryesi me njerëz dhe projekt të qartë. Por kjo do të donte qetësi, por krahu tjetër është në luftë…

Sa shanse ka Berisha për të ardhur në krye të PD-së dhe si do të jetë kjo për një parti që kryetarin e ka non-grata nga SHBA?

Lubonja: Këtu po bëhet një manipulim shumë i madh me idenë që nuk vjen në pushtet pa amerikanët. Unë shoh se kanë braktisur betejat e përditshme…Premtuan betejën për vjedhjen e votës dhe u përçanë. Pra me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet.

Më tej Lubonja tha se përçarja ka qenë një ‘tub’ oksigjeni për kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se një Bashë i nënshtruar është favorizuar për Ramën.

“Ky është projekt i Ramës, ai kërkon të krijojë imazhin e një Shqipërie normale. ndaj një Bashë i nënshtruar është në favor të Ramës, kurse një Berishë që bërtet nuk është në favor të Ramës”, tha ndër të tjera Lubonja./m.j

Next Post
VIDEO/ Ekzekutimi i biznesmenit Rakip Roli, Policia jep detaje për arrestimin e autorëve

VIDEO/ Ekzekutimi i biznesmenit Rakip Roli, Policia jep detaje për arrestimin e autorëve

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Lubonja kerkon lufte per pushtet por lufte nuk ben

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

February 15, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In