• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja për pavarësinë e Katalonjës, ish-zyrtarët mund të dënohen deri në 25 vite burg

by Java News
13/02/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit e përpjekjes së dështuar për pavarësinë e rajonit të Katalonjës në Spanjë, dolën para një gjykate në Madrid ditën e martë, teksa akuzohen për rebelimin dhe kryengritje.

Ata mund të dënohen deri në 25 vite burg, nëse do shpallen fajtorë.

Udhëheqësi më i lartë i arrestuar është ish-zv/presidenti Oriol Junqueras, ndërkohë që ish-presidenti i rajonit, Carles Puigdemont, mundi të arratisej dhe vazhdon të jetojë në azil.

Nëntë prej të akuzuarve kanë qëndruar për muaj të tërë në paraburgim, ndërsa të martën në mëngjes mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa tre të tjerë do të gjykohen në gjendje të lirë.

Avokati mbrojtës i Junqueras, Andreu Van den Eynde, tha në sallën e gjyqit se nuk ka ndonjë ligj të Bashkimit Europian që ndalon shkëputjen e ndonjë entiteti nën-shtetëror.

“Ne do ta mbrojmë vetëvendosjen. Është sinonim i paqes dhe jo i luftës, është parim demokratik dhe nuk do të rreshtim së përsërituri këtë në gjykatë.”

Junqueras rrezikon të marrë dënimin më të rëndë, deri në 25 vite, nëse dënohet për rebelim.

Rajoni gjysmëautonom i Katalonjës zhvilloi referendumin për pavarësi  më 1 tetor të vitit 2017 dhe shpalli shkëputjen nga Spanja një javë më vonë.

Autoritetet spanjolle e shpallën të paligjshëm votimin dhe qeveria qendrore mori drejtimin e drejtpërdrejtë të rajonit.

Kriza e Katalonjës konsiderohet si më seriozja që ka përfshirë Spanjën që nga epoka fashiste e diktatorit Francisco Franco.

Next Post
Lufta kundër krimit dhe lëndëve narkotike, Lleshaj: Operacionet kanë dëshmuar vullnetin tonë, ne nuk jemi vetëm

Lufta kundër krimit dhe lëndëve narkotike, Lleshaj: Operacionet kanë dëshmuar vullnetin tonë, ne nuk jemi vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com