• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja për Mosulin, ISIS ekzekuton 284 burra dhe djem

by Java News
23/10/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti Islamik ekzekutoi 284 burra dhe djem, ndërsa forcat e koalicionit i afrohen gjithnjë e më shumë Mosulit.

Burime të inteligjencës irakiane thanë se viktimat që u ekzekutuan të enjten dhe të premten, ishin grumbulluar rreth dhe brenda qytetit për t’u përdorur si mburoja njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë Shtetin Islamik të braktisë pjesën jugore të qytetit.

Mësohet se IS i varrosi viktimat në një varr masiv aty ku dikur gjendej Universiteti Bujqësor i Mosulit.

Sipas CNN, e cila thekson se s’mund të verifikojë në mënyrë të pavarur lajmin, këto informacione u dhanë nga agjentë të inteligjencës irakiane që kanë preferuar të mbesin anonimë, pasi s’mund të flasin hapur në media.

Megjithatë, këto raporte konfirmojnë shqetësimin e ngritur më herët nga OKB, e cila tha se rreth 550 familje nga fshatrat rreth Mosulit ishin marrë peng nga IS për t’u përdorur si mburoja njerëzore, transmeton tch.

Forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga koalicioni ajror që udhëhiqet nga SHBA, vazhdojnë ofensivën masive kundër IS për të çliruar Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak.

Raportohet se koalicioni i ka shkaktuar humbje të rënda Shtetit Islamik dhe mbase beteja për Mosulin nuk do të zgjasë shumë, duke parë ritmin e përparimit të aleatëve.

Por sipas analistëve, fatkeqësisht këto suksese në fushën e betejës po vijnë në kurriz të viktimave civile që si zakonisht janë ato që e pësojnë më rëndë në raste konfliktesh.

Në këtë rast, rreziku ndaj civilëve është edhe më i madh, pasi militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik preferojnë t’i vrasin civilët se sa t’i lënë të lirë. (b.an)

Next Post
Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vaun e Dejës, arrestohet autori

Shkodër, arrestohet i kërkuar për kanabis e armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com