• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Beteja për kujdestarinë me babain që u hodhi nënën nga ballkoni”, flet daja i fëmijve nga Fieri

by A R
07/07/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinand Rukaj, i cili në dhjetor të vitit të shkuar hodhi nga kati i katërt i pallatit ku ai banonte, bashkëshorten e tij, Liljanën, duket se i shpëton burgimit të përjetshëm.

Ditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ndërsa pritet që në seancën e ardhshme, 44-vjeçari nga Fieri të dënohet me 35 vite heqje lirie, duke u akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë u shënua dhjetorin e vitit të shkuar në banesën e tyre, ku Rukaj e kishte dhunuar 43-vjeçaren duke e lënë atë pa ndjenja.

Pas disa minutash, kur gruaja filloi të përmendej, Ferdinand Rukaj e dhunon sërish dhe duke e tërhequr, e hedh nga dritarja e tualetit. Ndërkohë në seancën e djeshme, i pranishëm ishte edhe vëllai i viktimës, Robert Zhezha, i cili nëpërmjet avokates së tij iu drejtua gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u bërë palë në këtë proces gjyqësor, me qëllim dëmshpërblimin financiar për dëmin që i ka shkaktuar autori i vrasjes së motrës.

Por, për shkak të tejzgjatjes së procesit që do të sjellë bashkimi i çështjes penale dhe asaj civile, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e 49-vjeçarit Zhezha, duke e orientuar atë që të depozitonte padinë civile për dëmshpërblim financiar në gjykatën e shkallës së parë në Fier. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Robert Zhezha shprehet se vendimi i gjykatës ishte i padrejtë.

Zoti Robert, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën për gjykim të shkurtuar për autorin e vrasjes së motrës suaj, Ferdinand Rukaj duke e shpëtuar kështu edhe nga dënimi me burgim të përjetshëm. Cili është reagimi juaj për këtë?

Motra ime ishte nën mbrojtjen e shtetit kur u vra. Kishte 2 urdhra mbrojtjeje. Ai bëri një krim makabër, vrau nënën e dy fëmijëve. Nuk më duket aspak e drejtë që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Unë personalisht do të doja që ai të merrte dënimin me vdekje e të bëhet shembull për krimin makabër që kreu.

Ish-kunati juaj rrezikon të marrë një dënim deri në 35 vite burgim. Do e apeloni këtë vendim?

Për çdo gjë unë duhet të konsultohem me avokaten time dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë.

Ju kishit bërë edhe një padi civile për të pandehurin Ferdinand Rukaj. Konkretisht për çfarë bëhet fjalë?

Padia civile është për dëmshpërblimin që autori i krimit duhet të më japë mua dhe dy fëmijëve të tij të mitur, një dëm material që kur fëmijët e tij të rriten e të shkollohen, të kenë diçka. Që kur ime motër u vra, unë kam marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të saj. Ai monstra ka apeluar edhe vendimin që fëmijët t’i çojë në jetimore. Unë e kam fituar në gjykatën e shkallës së parë Fier, por jam ende në proces gjyqësor me të. Personi që më vrau motrën nuk dëshiron që fëmijët e tij të rriten tek unë, por t’i çojë në jetimore dhe kjo gjë është absurde.

Sa e vështirë është për ju që të rritësh këta dy fëmijë, kur nëna e tyre u vra nga i ati?

Më shumë se vështirësi, është një përgjegjësi e madhe. Është shumë e thjeshtë për të lënë dy fëmijët në jetimore, por mua nuk ma bënte zemra. Këtë e bëj që edhe shpirti i motrës sime të prehet i qetë, sepse ajo vetëm për këta dy vogëlushë jetonte. Për aq vite sa ime motër jetonte me atë që e vrau, nuk bënte asgjë për vete, por mendonte vetëm për fëmijët. Ndërsa ai tjetri që tani ndodhet në burg, e kam futur në Fier 3 herë në punë dhe të tria herët e ka lënë punën. Ishin punë që merrte edhe një pagë të lartë. Shkoi në Gjermani dhe ndenji më shumë se një vit e gjysmë dhe nuk punoi asnjë ditë. Punonte vetëm ime motër.

A ka pasur motra juaj konflikte me bashkëshortin?

Kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe nuk është aspak e vërtetë që unë e kam ndarë time motër nga i shoqi. Unë kam pasur debate me të dy dhe u kam thënë që më e mira për ju është gjykata. Në momentin që ramë dakord për këtë gjë, ai na e bëri me të pabesë. Ai është një njeri që nuk mendon as për fëmijët e tij. Edhe paratë që ime motër kishte mbledhur nga puna në Gjermani që të shkollonte të dy fëmijët, policia ia besoi autorit të vrasjes.

Me çfarë kuptimi e thoni këtë?

Në banesë motra ime ka pasur 12 mijë euro. Ditën që plasi sherri, ai për të treguar burrërinë e tij kishte grisur 1.500 euro. Me këto para shkuan në polici dhe policia ia la fëmijët atij krimineli 5 ditë para se të shkonin në gjykatë me pretendimin se fëmijët nuk mund të zgjoheshin se ishte natë. Të gjitha paratë policia ia la atij krimineli.

Sa vjeç është nipi dhe mbesa juaj?

Djali është 5 vjeç, kurse vajza 3 vjeçe e gjysmë. Ai monstra i la në rrugë. Është një njeri i lig në shpirt. Ai duhej të dënohej me vdekje për t’u bërë shembull.

Që pas ngjarjes së rëndë që motra juaj Liljana Rukaj u vra në mënyrë makabre, a keni komunikuar me njeri nga familjarët e autorit?

Motra ime nuk mund të quhet më Liljana Rukaj, por Liljana Zhezha. Që pas ngjarjes, askush prej familjes së tij nuk është interesuar apo të pyesë, qoftë edhe për dy fëmijët e vegjël. Ata nuk janë interesuar, ndërsa autori vrasjes së motrës i ka shkruar Avokatit të Popullit dhe i ka kërkuar që fëmijët të shkojnë në jetimore.

A do vazhdoni të këmbëngulni për kujdestarinë e nipërve tuaj?

Ky është qëllimi im. Nuk më detyroi askush, por ndjenja njerëzore dhe detyrimi që unë ndjej për këta fëmijë. Ata janë ngushëllimi im.

Gjykata nuk pranoi që gjyqi civil dhe ai penal të bëhen në një të vetëm. A do ta vazhdoni këtë padi në Gjykatën e Fierit?

Normalisht që po. Do i shkoj deri në fund kërkesës sime, sepse e bëj për të ardhmen e nipërve të mi.

Cili është apeli juaj ndaj organeve kompetente?

Dua që ai njeri që vrau motrën time, nënën e dy fëmijëve të tij të marrë dënimin maksimal. Të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai nuk duhet dënuar vetëm për vrasjen, por po bën edhe një krim tjetër që fëmijët kërkon t’i dërgojë në jetimore.

Next Post
Lufta ndaj kanabisit, Rama: Këtë vit fshijmë njollën që i ka ngelur Shqipërisë

Lufta ndaj kanabisit, Rama: Këtë vit fshijmë njollën që i ka ngelur Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In