• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja për Korçën, lufta e ashpër PS-PD për të ruajtur mandatet që kanë aktualisht

by Java News
16/06/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarku i Korçës do të ketë 11 mandate në zgjedhjet e vitit 2017 nga 12 që ka pasur në dy zgjedhjet e kaluara, gjë që e kthen këtë qark në betejë të PD-së dhe PS-së për të mos humbur deputetë nga sa kanë aktualisht.

Korça qe një nga qarqet që në zgjedhjet e vitit 2013 i hoqi një mandat Partisë Demokratike për t’ia dhënë atë Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërkohë që Partia Socialiste nuk arriti të marrë mandat shtesë në krahasim me vitin 2009 pavarësisht se mori gati 5 mijë vota më shumë.

Në zgjedhjet e vitit 2009 Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u ndanë me nga gjashtë deputetë secila, ndërsa rezultati në vota qe gjithashtu i përafërt me një avantazh të lehtë për Socialistët dhe aleatët e tyre të vegjël.  Në vitin 2013, Partia Demokratike ra në 5 mandate ndërsa LSI arriti të marrë një mandat deputeti duke lënë në të njëjtin numër deputetësh me 2009 Partinë Socialiste.

korca betej2

Qarku i Korçës do të ketë këtë vit një mandat më pak se sa në zgjedhjet e kaluara, duke reflektuar ndryshimet demografike të vendit dhe kjo gjë pritet ta bëjë betejën edhe më të ashpër.

Aktualisht vetëm disa qindra vota minus te rezultati i Partisë Socialiste të vitit 2013 ose disa qindra vota plus te rezultati i PD dhe aleatëve të vet, mjafton që rezultati të ndryshojë.

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 14,400 vota në zgjedhjet e vitit 2013 në këtë qark, vota që mjaftojnë për të zgjedhur një deputet e gjysmë por që janë shumë larg zgjedhjes së të dytit.

korca3

Për rrjedhojë, gara në Korçë duket se zhvillohet mes Partisë Socialiste që synon të mbajë gjashtë mandatet e përfituara në vitin 2013 dhe Partisë Demokratike që mund të marrë katër mandate nga pesë që kishte, në rast se nuk e përmirëson rezultatin. Partia Demokratike ka vënë në vend të pestë në listën e vet Andrea Manon [Link CV], 46 vjeç, aktualisht kryetar i degës së kësaj partie në Korçë, mandati i të cilit duket se është në fije të perit.

Përballë tij, në vend të gjashtë për Socialistët garon Edlira Bode [Link CV], aktualisht drejtoreshë e Spitalit Rajonal Korçë.

Lëvizja Socialiste për Integrim garon në Korçë ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti [Link CV], ndërsa në vend të dytë garon deputeti aktual i kësaj partie Piro Kapurani [Link CV].

korca4

Lista e votuesve në këtë qark mbart 280 mijë votues për zgjedhjet e 25 qershorit. Pushteti vendor në Qarkun Korçë është i ndarë në gjashtë bashki. Bashkia e Korçës, e cila ka ka edhe 107 mijë nga 280 mijë votuesit e regjistruar, është nën kontrollin e Partisë Socialiste ndërsa kryebashkiaku aktual Sotiraq Filo realizoi një fitore të thellë më 2015 kur mori 59 për qind të votave. Partia Demokratike kontrollon Bashkinë e Pogradecit, e cila ka afro 71 mijë votues të regjistruar, si dhe Bashkinë e Devollit, e cila ka 33 mijë votues të regjistruar. Bashkia tjetër e madhe, ajo e Maliqit, me 48 mijë votues, kontrollohet gjithashtu nga socialistët.

Partitë e vogla si PDIU mund të mos arrijnë të marrin një deputet në Korçë, por mundet gjithashtu të kontribuojnë në rezultatin e partive të mëdha duke i hequr votat njërës ose tjetrës palë. PDIU pati marrë afro 1400 vota në Qarkun Korçë në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa aktualisht garon me kandidatin Spartak Meraku [CV Link], një biznesmen me aktivitet në import-eksport dhe fasoneri dhe njëkohësisht kryetar i degës së PDIU në Korçë. Këto vota mund të pengojnë Partinë Socialiste për të ruajtur mandatin e gjashtë në Korçë ose Partinë Demokratike për të kapur mandatin e pestë, gjithmonë duke supozuar se nga viti 2013 nuk ka pasur ndonjë ndryshim rrënjësor në panoramën e përgjithshme të votave në këtë qark.

BIRN

ma.me

Next Post
Kjo është strategjia e De Biazit për sfidën me Izraelin

De Biazi: Ku çalon kombëtarja shqiptare dhe pse sakrifikova pseudolojtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In