• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beteja” me rrjetet sociale, Mërtiri: Janë të dëmshme, por mbyllja nuk është zgjidhje

by A R
20/11/2024 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes makabre të vrasjes së nxënësit 14-vjeçar nga bashkëmoshatari i tij  qeveria do të hedhë në diskutim dy propozime, atë të mbylljes së dy rrjeteve sociale që përdorin më shumë adoleshentët, Tik Tok dhe Snap Chat, apo përdorimin e tyre me filtra.

Por, sa efektive do të jetë mbyllja e plotë e tyre?

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në “Vizion Plus”, me Aleksandër Furxhi ishte sociologu Ergys Mërtiri.

Z.Mërtiri u shpreh se rrjetet sociale janë shumë të dëmshme, por mbyllja e tyre nuk është zgjidhje. Sociologu deklaroi se Qeveria nuk e ka menduar thellësisht vendimin për mbylljen e aplikacioneve.

Më tej, Mërtiri tha se nuk është e dëmshme mënyra se si ne i përdorim rrjetet sociale.

Intervista e plotë:

Vrasja e të miturit 14-vjeçar në Tiranë ka nxitur këtë reagim të qeverisë. Si do të ishte një veprim i tillë, një sanksionim i tillë ligjor ndërmarrja e këtij hapi, sipas mendimit tuaj?

Mërtiri: Nuk më duket i arsyetuar. Vetë fakti që kryeministri del një ditë pas ngjarjes me një propozim të tillë duket se edhe kryeministri nuk e ka menduar thellësisht, nuk ka marrë opinionet e duhura. Është një nismë ndoshta për të justifikuar atë që shumë njerëz i kanë vënë gishtin tek problemet reale, që për mua janë ato që duhet të diskutohen siç është ajo që ka të bëjë me edukimin, me institucionet, në të cilat rriten dhe edukohen fëmijët. Pastaj çështja e rrjeteve sociale unë i shoh shumë të dëmshme, por nuk e shoh zgjidhjen tek mbyllja. Për shembull qeveria ka shumë problem, por nuk themi të mbyllim qeverinë. Ose një pjesë e mirë e problemeve siç burojnë nga rrjetet sociale, burojnë edhe nga mediet. Media është përhapës shumë i madh dhe ajo është fajtor në hapjen e gjuhës së të fortëve, gangsterëve, siç e ndeshim tek të rinjtë, por prapë nuk është zgjidhje të mbyllim mediet. Mbyllja është zgjedhje e dembelëve, atyre që duan t’i bien shkurt, jo atyre që i marrin seriozisht problemet.

Magjepsja ndaj aplikacioneve si Tik Tok apo Snap Chat është një realitet jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Dua të kujtojë për shembull në pranverën e këtij viti në SHBA diskutohej marrja e masave të ngjashme apo bllokimi i Tik tok-ut, vetë presidenti Biden hapi një llogari në Tik Tok. Duket sikur nuk ka një zgjidhje të qartë midis dobisë që kanë rrjetet sociale dhe dëmit që ato kanë. Si e mendon?

Mërtiri: Teknologjia në përgjithësi ka sjellë shumë probleme. Për rrjedhojë ka sjellë problem të mëdha të paqena më parë, sigurisht që janë shumë të dëmshme dhe problematike. Por, e dëmshme është mënyra si ne e përdorim atë. Bota e sotshme është e papërgatitur për t’i zgjidhur problemet që përhapim rrjetet sociale, kjo për një arsye. Ato evulojnë në një mënyrë shumë të shpejtë, shumë më shpejt se sa aftësia jonë për t’i kuptuar problemet, për t’i gjetur zgjedhje.  Kurrë nuk është mbyllja zgjidhja. Unë shoh si zgjidhje në këtë rast aftësinë që duhet të ketë shoqëria jonë për të reflektuar ndaj tyre, të marrë masat e duhura. Unë mendoj se po të ketë një polici ndaj krimit në internet shumë profile janë për tu mbyllur, e për t’u ndjekur nga policia, por ne se bëjmë këtë. Mbyllja është censurë dhe shpesh herë hap më shumë probleme.

/a.r

Next Post
Konferenca për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Yuri Kim: Shqiptarët e kanë nxjerrë vendin nga hijet e errëta të diktaturës!

Spahiu: Yuri Kim pritet të emërohet në një nivel të lartë të administratës Trump, ja pse e sulmon Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In