• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja me kancerin/ “Duaje jetën dhe mendo pozitivisht”, motoja e 42-vjeçares nga Korça

by E S
13/04/2025 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E buzëqeshur dhe e mbushur me shpresë, Valmira Ruka prej më shumë se një viti po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit. 42-vjeçarja nga Korça, në profesion ekonomiste, është nënë e dy fëmijëve, dhe dashuria e pazëvëndësueshme e tyre është kthyer në forcë për të luftuar përballë kësaj beteje.

“Kam një vit e gjysmë që po përballem me këtë betejë, jam e diagnostikuar me kancer të gjirit, vazhdoj me terapi dhe kimio. Unë jam nënë e dy fëmijëve të rritur. Kam një vajzë edhe një djalë”, tha ajo.

Valmira më parë gëzonte shëndet të plotë, dhe spitalet ishin të panjohura për të, ndaj përballja me kancerin pas të dyzetave ishte si një rrufe në qiell të hapur.

“Gjëja e parë kur mora vesh, as që e mendoja sepse veç kur kam lindur fëmijët kam qenë në spital. Pra kam gëzuar një shëndet të plotë. Dhe pas ekzaminimeve mora vesh që kam diçka serioze, gjëja e parë që mu kujtua dhe që më erdhi bombë ishin fëmijët e mi. Vajza, thash a do të arrij ta shoh ndoshta me vello, pastaj thashë kjo është diçka idiote”, theksoi ajo.

Të gratë e diagnostikuara me kancer gjiri, mes kalvarit të shumë sfidave duhet të përballojnë edhe atë të transformimit fizik, për shkak të terapisë. Por, rënia e flokëve nuk ishte aspak problem për Valmirën, madje duke mos e penguar aspak në aktivitetin e saj të përditshëm.

“Unë jam në profesion ekonomiste, të tillë punë bëj në një firmë ndërtimi. Mendoj se për një femër është pak e vështirë pjesa e flokëve kur vij këtu më duken shumë si unë, kur dal në rrugët e Tiranës më duket se jam e vetme… nuk e kam ndjerë kurrë pjesën e pamjes, se ne ndryshojmë në fytyrë dhe flokët. Madje edhe djali më thotë më pëlqen më shumë kështu, nuk di kur të dalin flokët a do të pëlqej më shumë atëherë apo sot”

Si një grua e hekurt që gjithmonë betejat i ka fituar, edhe kësaj radhe Valmira thotë se do ia dalë, kjo falë mbështetjes së familjes dhe miqve.

“Familja, miqtë, të gjithë kolegët apo rrethi ku unë jetoj kam pasur suport që në momentin që mësuan për problemin tim. Do t’ja dalësh patjetër më kanë thënë, këtu e gjeta forcën… I kam thënë vetes këto kohë që ty Valmira të është shtuar një aktivitet më shumë, të është shtuar spitali. Sepse e tillë je ti, e tillë jam unë. Si natyrë i fitoj betejat, shpresoj ta fitoj edhe këtë.”

“Duaje jetën, dhe mendo pozitivisht” është motoja e Valmirës, ndërsa përcjell edhe këtë mesazh:

“Ti japin vetes forcë, ta gjejmë sepse ekziston. Ta duan jetën edhe të kenë besim se do ja dalin. Nëse ne i themi vetes jam mirë, vërtetë je mirë, nëse mendojmë keq, sikur të ndjek ai trishtimi”, theksoi ajo.

Next Post
Votat e diasporës/ Paketohen 10 mijë sete, nesër bëhet dërgesa! Votuesit e parë për 11 majin që nga e marta

Votat e diasporës/ Paketohen 10 mijë sete, nesër bëhet dërgesa! Votuesit e parë për 11 majin që nga e marta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com