• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beteja ligjore për Brexit, Skocia e Uellsi mund të ndërhyjnë

by Java News
18/11/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit për të çuar në Parlament mënyrën si do nisë Brexit-i,  Gjykata e Lartë britanike konfirmoi se qeveria skoceze dhe ajo e Uellsit do të kenë të drejtën e fjalës në betejën ligjore mbi zbatimin e nenit 50 të traktatit të Lisbonës.

Kryeministrja Theresa May, e cila ka apeluar kundër vendimit të gjykatës për ta çuar çështjen në Parlament, tha të premten se kishte nisur puna për nisjen e procesit formal të shkëputjes në prill të 2017-s.  Ajo foli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, pas një takimi me liderët e BE-së në Berlin.

“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë nenin 50 në fund të muajit mars dhe unë dua ta shoh këtë si një proces të qetë e të rregullt, që do çojë drejt një zgjidhje që është në interesin e Britanisë së Madhe e gjithashtu të partnerëve europianë”, tha Theresa May.

Deklarata e saj erdhi pasi Gjykata e Lartë konfirmoi se zyrtarë të lartë ligjorë të Skocisë dhe Uellsit mund të ndërhynin në seancën që do të mbahet në dhjetor për të vendosur nëse Theresa May ka ose jo nevojë për aprovimin e Parlamentit, përpara nisjes së procesit të divorcit me BE-në.

Ministri skocez për Brexit-in Michael Russell e mirëpriti vendimin, por shtoi se do të vazhdonin t’i kërkonin qeverisë britanike të hiqte dorë e të pranonte të drejtën e Parlamentit për thënë fjalën e tij. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon beson se nevojitet miratimi i të dyja parlamenteve, atij britanik e skocez para nxitjes se zbatimit të nenit 50./tch/a.k

Next Post
Daçiç për Kodin Telefonik: ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet

Daçiç për Kodin Telefonik: ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In