• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja kundër kancerit, Shqipëria me qendër moderne radioterapie dhe mjekësie bërthamore

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Delegacion i Shqipërisë, i kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë dje (16/09/2015) në çeljen e Sesionit të 60-të të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) që po zhvillohet në dt. 26-30 shtator në Vjenë, Austri.

“Duke e vënë shkencën dhe teknologjinë bërthamore në dispozicion të Shteteve Anëtare, ANEA jep një kontribut të madh për zhvillimin,” – tha ndërmjet të tjerash në fjalën e tij Ministri Beqaj në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në këtë organizatë, duke theksuar se, “Agjencia ka një vend posaçërisht të veçantë në ndihmën ndaj Shteteve Anëtare për të arritur një numër të mirë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara vitin e kaluar”.

Në sesionin që përkon me përvjetorin e 60-të të ANEA-s, kreu i shëndetësisë u shpreh se “Shqipëria vëren me mirënjohje kontributin e veçantë, të vijueshëm dhe të konsiderueshëm që Agjencia ka ofruar përgjatë viteve për një numër sektorësh të zhvillimit në vendin tim,” ndërkohë që vuri theksin, në mënyrë të veçantë, në “kontributin e saj të rëndësishëm për shëndetin e njeriut, mjedisin, bujqësinë dhe fuqizimin e autoriteteve rregullatore”.

Përsa i përket programit kombëtar të kontrollit të kancerit, z. Beqaj u shpreh se, “Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka tashmë një qendër moderne radioterapie, në të cilën funksionon gjithashtu një shërbim modern të mjekësisë bërthamore,” duke theksuar më tej se “jo qendër përsosmërie e kujdesit shëndetësor për të gjithë vendin nuk do të kishte qenë e mundur pa kontributin e Agjencisë, angazhimin e qëndrueshëm të Qeverisë shqiptare dhe përkushtimin e stafit, të trajnuar gjithashtu, me mbështetjen e Agjencisë”.

Shqipëria ka një Program të plotë Kuadër me Agjencinë, i cili reflekton përparësitë dhe nevojat e vendit tonë, përfshirë edhe zbatimin e një strategjie kombëtare gjithëpërfshirëse për kancerin, ndërkohë që si një Zonë Model Demonstrimi (Model Demonstration Site) e Programit të Veprimit të Agjencisë për Terapinë e Kancerit (PACT), Shqipëria ka përfituar nga programi i Bashkëpunimit Teknik dhe është tashmë gati të ndajë përvojën e saj me vendet e tjera.

Shqipëria ka qenë në mes të grupit të parë të shteteve që kanë nënshkruar dhe ratifikuar statutin e Agjencisë dhe ka marrë pjesë në Konferenën e I-rë të Përgjithshme në tetor 1957.

 

Next Post
Sadiku fiton të artën në boks

Sadiku fiton të artën në boks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In