Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup gazetarësh kryesisht të protaleve, për tu përfshirë në një betejë politike kundër Edi Ramës, më shumë se sa në një beteje pro fjalës së lirë. Për betejën kundër Edi Ramës, janë bërë shkak ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive, ndryshime që i zgjerojnë autoritetin e AMA edhe mbi mediat e reja në internet, kryesisht portalet.
Protagonizmi I Bashës, nisi me një kërkim ndjese për krimet e Sali Berisës, mbi lirinë e medies, I cili është dhe një nga dhjetë “armiqtë botëror të lirisë së shtypit” dhe pastaj vazhdoi me me një retorikë politike, që në të vërtet fsheh problemet reale që mund të kenë ndryshimet ligjore në raport me lirinë e shtypit.
Edhe rrethi më I afërt I gazetarëve të Bashës, e shikojnë këtë betejë, më shumë si një betejë për të ç’mituzuar Edi Ramën si demokrat, se sa një betejë për fjalën e lirë.
Pra në fokus të kësaj fushate, është vendosur se si mund të dëmtohet Edi Rama, duke marrë si referencë këto ndryshime ligjore dhe jo se sa sa dhe si dëmtohen gazetarët nga ky projektiligj.
Kjo ka bërë që beteja të ndajë mediet e mëdha në vend nga debati, dhe të krijojë një perceptim të rremë mbi problematikën reale të këtyre ndryshimeve.
Bëhet fjalë për një ligj që egziston, I cili është lgji “për medien audiovizive në RSH” miratuar në vitin 2013, të cilit po I shtohet dhe pjesa e medieve të reja në internet, kryesisht portalet. Kopetencat ligjore që AMA I ka mbi radiotelevizonet, tani do ti shtrihen dhe mbi portalet dhe transmetimet e tjera në internet.
Vendimet finale për problemet që krijohen nga këto transmetime do ta jap gjykata. AMA shërben si vlerësuese paraprake e këtyre shqetësimeve.
Projektligji ka problemtikën e vet, pasi nuk është njësoj të monitorosh 20 Tv dhe po njësoj të merresh me 800 portale ilegale sa ka në Shqipëri.
Bota e internetit dhe bota e radiotelevizioneve, janë krejt të ndryshme. Ndërsa media audiovizive është profesionale, konkuruese dhe bazuar mbi ligje tregu, bota e internetit, është e pakontrollueshme, e padisiplinuar, e pastandartizuar, e pallogaritshme, jo profesionale dhe mbi të gjtiha e papërgjegjshme. Ti hysh kësaj historie, është si të marrësh detin me këmbë, dhe ka shumë shanse mos tia dalësh.
Në këtë pikë ajo që unë shikoj si shqetësim, është se AMA do ti duhet të ngrejë një strukurë të tërë nëpunësish të merren me këto histori, çka është një harxhim energjish, një rrezik për indoktrinim të tyre, dhe në fund mund të jetë dhe një dështim I madh.
Krijimi I strukturave të pafundme administrative që do merren me vlerësimin paraprak të këtyre medieve, është betejë e humbur dhe arsye për të dëmtuar besueshmërinë e gjykimit.
Sot është e vërtet që AMA vendos gjoba dhe propozon heqje linçensash për Tv apo radiot në vend, por kjo është një praktikë e konsoliduar dhe ke të bësh me media të mëdha profesionale, të përgjegjshme dhe konkuruese. Ndërsa në botën e interentit, AMA do të ndesh njerëz anonimë, lajme të papërgjegjshme, histori shantazhesh , dhe publikime të tipit JOQ, që janë platforma por jo medie, që ti së pari duhet ti standartizosh si gazetari dhe pastaj ti vlerësosh.
E zhytur në këtë kënetë, AMA dhe administrata e saj, do ta kenë të pamundur të përballen me një punë profesionale, përball një produkti jo profesional. Është e lehtë të gjykosh Top Channel, Klan, Vizion Plus, apo Neës 24, pasi je duke gjykuar medien që e bëjnë gazetarë. Por të gjykosh postimet e Sali Berishës, apo të JOQ, dhe mediave të tjera që janë platforma anonime denoncuesish, është e pamundur e pavlefshme dhe e pallogjikshme. Ajo është betejë kundër propogandës dhe jo betejë kundër gazetarisë.
Ndaj më shumë se sa i rrezikshëm, në këtë pikë ligji ka shanse të jetë I pazbatueshëm dhe I dështuar, nëse e zhyt AMA në vlerësimin paraprak të këtyre lajmeve, njësoj si bën me TV apo Radiot.
Përballje me standartet profesionale të medies në vend është një betejë shumë më luksoze, se sa përballja me agresivitetin, mungesën e profesionalizmit, papërgjegjësinë dhe probelemt e tjera të medies në internet.
Ndja është mire të shikohet pjesa e përgjegjësisë së AMA në procesin vlerësues të problemeve që krijon media e re e internetit, dhe ti kalojnë direkt gjykatës cdo përballje me viktimat e kësja medie. AMA nuk ka pse bëhet filtër paraprak I një procesi që do të kërkoj shumë energji të shkuara dëm, derisa çdo vendim, edhe sipas ligjit, sërisht do meret nga gjykata.
Nga ana tjetër ajo që duhet të forcohet dhe duhet të jetë e rreptë, është rregjistrimi I çdo portali apo subjekti që bën shërbime mediesh në vend, jo vetëm për seriozitet dhe sigurinë e qytetarëve që të dinë me kë ka të bëjnë, por dhe për të regulluar konkurencën në këtë treg, ku një pjesë paguajnë taksa dhe jetojnë nga puna si gazetarë, të tjerët janë anonimë.
Siç e theksova, AMA nuk mund ta përballoj me të njëjtën mënyrë si përballon medien radiotelevizive, edhe mediet e interentit, ndaj është më mirë të zgjerohen dhe specifikohen në ligj rastet e fajësisë dhe rastet të shkojnë dierekt në e në gjykatë. Harxhimi paraprak I energjive nga AMA mes të jerash do të dobësojë dhe besueshmërinë e gjykimti duke ngritur një administratë të tërë qëmtuesish dhe vlersuesish të kësaj medie.
Për fat Shqipëria e ka dekriminalizuar shpifjen dhe ekgzistojnë tashmë praktika të mirënjohura të gjykimit të gazetarëve në gjykatë me të cilat ne ndeshemi përditë.
Një problem I dytë që ka të bëj me vetrregullimin, është nevoja për një status të gazetarit, për të ndarë mediet që jetojnë me produkte gazetareske, nga ato që platforma që jetojnë produktet komerciale në internet.
Dhe vetrregulimi nuk bëhet me organizata të rreme. Në Shqipëri janë më problem organizatat e rreme, se sa lajmet e rreme. Për shembull në një proces gjyqësor gazeta “Tema” në Gjykatën e Tiranës, dëgjoi për herë të parë që ka një “Këshill Etike” mediesh, një OJQ fallco me dy militantë që rekomandonin ndëshkimin e gazetës, pasi sipas tyre kishte cenuar një shoqe të organzitës tyre politike.
Mirë që janë fallco dhe si njeh askush, pasi nuk janë prodhuar nga vetrregullimi por korupsioni I OJQ, por sillen dh si prokurorë ndaj gazetarëve.
Fallco janë shumica e OJQ të gazetarëve në Shqipëri dhe ky është problem. Fallco është një OJQ që e kam krijuar unë me disa miqë gazetarë në vitin 2000, fallco është ajo e Ylli Rakipit, fallco është ajo e Armand Shkullakut, por së paku nuk përdoren kundër gazetarëve. Herë pas here përdoren kundër qeverive. Ky korupsioni lajmeve të rreme, shoqëruar me OJQ të rreme, me shifra të tipit “35 ojq kundër Edi Ramës’, e bëjnë natyrisht tragjiokomike këtë kryengritje në një gotë ujë në kafenetë e Tiranës.
Për tu kthyer dhe një herë tek ndryshimet ligjore, ato duhet të bëhen, duhet të jenë të thjeshta, të pakorruptueshme dhe të besueshme. Për këtë arsye, shumicën e punëve vlerësuese paraprake, që ja kanë lënë AMA, është mire ti kalohen direkt gjykatave, ndërkohë që AMA dhe AKEP duhet të forcojnë regjistrin e e medieve elktronike, dhe t’ua mundësojnë qytetarëve kontaktin dhe përballjen ligjore me to.
Kjo do të ishte një ndihmë për tregun e ri të medies elktronike. Ndërsa sa I takon betejës tjetër, që opozita mendon se po bën betejë kundër Edi Ramës, duke u bërë thirrje gazetarëve ti bashkohen Sali Berishës për të mbrojtur lirinë e medies, është njësoj sikur ti kërkoje Gjermanisë pas vitit 1945, të bënte denazifikimin e vendit, duke ringjallur Hitlerin dhe duke ja besuar atij këtë rol. (Tema)