• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja finale për Champions, sot derbi spanjoll

by A R
02/05/2017 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rruga drejt Cardifit për katër skuadrat më të mira të europës nis këtë të martë, përballë fillimisht do të jenë dy skuadrat madrilène, Atletiko e Real Madrid që do kërkojnë një vend në finale e madhe të Cardiff, për ti lënë vendin të mërkurën sfidës mes Monakos e Juventusit në Francë. Këto sfida do të jenë vetëm një pjesë e shfaqjes së gjysëm finaleve të Ligës së Kampionëve që do të marrë formë të plotë javën e ardhëshme, ku mes këtyre katër skuadrave të zbulohen dy skuadrat që do të jenë pjesë e finales së madhe të Cardiffit në 2 qershor.
Zidane: Fitorja ndaj Atletikos obligim…
Zinedine Zidane në një konferencë për shtyp, në prag të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampioneve, që do ta luajë ndaj Atletico Madrid, në “Bernabeu”. Trajneri francez tha se bashkë me ekipin e tij gjendeshin përpara një nga lojërat më të rëndësishme të sezonit, ndërsa lëshoi edhe një mesazh për kujdes: “Jemi duke menduar vetëm për dy përplasjet me Atletico Madrid, asgjë tjetër, as për finalen e Cardiff-it. E përsëris, ne duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme, e cila do të jetë e madhe, e vështirë. Jemi përgatitur me shumë kujdes, sepse kemi arriti në një pikë të sezonit, kur luajmë çdo gjë.  Si klub shohim vetëm përpara. Si skuadër e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por publiku i “Bernabeut” është gjithmonë një plus për ne. A do të ndikojë finalja e sezonit të kaluar? Nuk mendoj. Për ne dhe për Atletico Madrid është një gjysmëfinale me dy ndeshje. Ju nuk mund të mbështeteni tek ajo që ka ndodhur në të kaluarën, sepse ajo që ndodhi, ndodhi”, tha Zidane në deklartën e pragsfidës.
Simeone frikë nga gjyqtarët: Urojë të jenë të saktë
Diego Simeone shpreson se gjyqtarët nuk do të jenë protagonistë në ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone shpreson se disa gabime të gjyqtarëve në ndeshjen Real Madrid – Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të përsëriten. Ai tha se më e mira për të dy skuadrat do të ishte që mos të kishte raste të dyshimta. “Ne e dimë se gjyqtarët nuk e kanë të lehtë, sepse gjatë tërë kohës janë në tension. Por, shpresoj se ata nuk do të vërehen, çka do të ishte më e mira për dy skuadrat”, tha Simeone gjatë konferencës për media.

Përballjet direkte:
Përballjet direkte Real Madrid nuk ka humbur asnjë përballje europiane me Atleticon. “Los Blancos” kanë fituar të dy finalet në kohën shtesë. Ndërsa përballja e dyfishtë e zhvilluar në çerekfinale është vendosur nga një gol në takimin e kthimit të luajtur në “Bernabeu”. Gjithashtu, “Merengues” janë të pamposhtur në dy ndeshjet e kampionatit të luajtura kundër kushërinjve në këtë kampionat. Cristiano Ronaldo ka realizuar një tregolësh në fitoren 3-0 të marrë në “Vicente Calderon” në nëntor të 2017-ës. Ndërkohë, një gol i Griezmann në minutat e fundit të ndeshjes i ka dhuruar Atleticos një barazim 1-1 në takimin e luajtur në “Bernabeu” 8 prillin e kaluar.
Next Post
Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

Anëtari i PD në KQZ: Basha hyn në zgjedhje nëse ndryshohet Kodi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In