• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja false e Dibrës!

by Mero Baze
12/09/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kutitë e votimit u mbyllën dhe tani së paku do jemi më të qetë nga “heroizmat” e atyre që kanë shkuar në Dibër, për të shkruar emrin në listat e vitit 2017, si kandidatë dhe jo për të ndihmuar Sherefedinin apo Doktor Muharremin të fitojë.

Përpjekja për t’i paraqitur zgjedhjet e Dibrës si “test” politik, apo si “shkollë” e ruajtes së votës, nga një anë, dhe si prova force të partive të vogla, nga ana tjetër, janë beteja false dhe e vetmja vlerë e tyre, është ngritja e pazarit që kanë ndaj dy kryetarëve të partive të mëdha, për zgjedhjet që po vijnë më 2017.

Kushdo që të fitojë pas numërimit të sotëm të kutive, duhet të jetë i qetë, se ka marrë votat që i takonin, dhe nuk duhet t’ia dijë për nder, as atyre gjelave që bënin si të fortë, as kujdestarëve që erdhën nga Tirana dhe as faktorëve të tjerë jopolitikë, që tentojnë të faktorizohen në sebepe të tilla.

Demonstrimi i të “fortëve” të opozitës, që gjoja po shpëtonin votën e lirë nga policët, që janë po ashtu ata policë që ishin në kohën e Flamurit , është një fiasko, që nuk duhet marrë seriozisht. Nuk duhet marrë seriozisht, jo vetëm se protagonist i kësaj dhune dhe “ushtrie” force u bë një budalla si Flamuri, apo ca djem që veshin bluza me emrin e Azem Hajdarit, por se në zgjedhjet e ardhshme, secili do ketë zonën e vet elektorale dhe askush nuk ia ka ngenë të shkojë tek dikush tjetër për ta mbrojtur. Por as nuk janë as test dhe as realitet. Janë thjesht marifet, për t’u dukur të rëndësishëm.

Zgjedhjet e Dibrës, ishin një aksident dhe ata që kanë vrapuar aty, nuk kanë shkuar për Sherefedinin apo Muharremin, por për t’i treguar Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, se pa ata, nuk bën dot. Në fakt vetëm pa ata bëhet!

Po ashtu kjo fushata e të gjurmuarit nga pas furgona apo njerëz që fotografojnë vota dhe paraqitja e tyre si drama e zgjedhjeve, është një varfëri e madhe faktesh dhe propagandë idiote që tenton të ngrejë tensione për qëllime politike. Ata që blejnë vota me lekë apo ushqime, nuk presin ditën e votimit ta bëjnë këtë dhe aq më pak nuk presin të fotografohen me celularë mes të ditës. Të mos bëjmë naivin dhe të dukemi sikur kemi mbrojtur zgjedhjet në Dibër, duke bërë llogje hoteleve dhe moteleve të Dibrës, për t’u dukur sikur kanë shkuar në punë.

Unë besoj se varfëria bën punën e vet dhe shumë votues mund të thyhen prej saj në shkëmbim të favoreve, por nuk janë këta as denoncuesit e duhur, as të denoncuarit e duhur. Këta janë ca spekulantë që duan me çdo kusht që ne të tjerët ta marrim vesh, që kanë qenë në Dibër.

Po kështu ka qenë një diversion pa lidhje dhe krejt i pavend politikisht, beteja mes LSI dhe partisë PDIU, brenda shumicës. Ishte e dukshme që LSI nuk ndjehej se ishte në fushatë, por po kaq e dukshme ishte, se dhe PDIU, më shumë e kishte merakun të dukej që ishte faktor vendimtar. Këto zgjedhje për shumicën vlejnë si test për funksionimin e koalicionit dhe ky test u humb gjatë fushatës. Për këtë nuk ka nevojë të presim rezultatin, edhe nëse ai është pozitiv. U pa qartë se koalicioni nuk funksionoi, por pati vetëm rrahagjoks që po shpëtonin situatën dhe indiferentë që nuk shkuan në fushatë. Fiton ose jo Muharrem Rama, është tërësisht meritë e tij personale, por koalicioni ka humbur si institucion, për nga mënyra e funksionimit. Zgjedhjet në Dibër nuk tregojnë asgjë për zgjedhjet e 2017, por këta tipat që ishin në Dibër duan që zgjedhjet në Dibër të jenë test për futjen e tyre në lista. Zgjedhjet në Dibër për shumicën tregojnë të ardhmen e tyre mes LSI dhe partive të tjera të vogla dhe për PD ruajtjen apo jo të bastioneve.

Ajo që mbetet të bëjnë në këto orë që kanë mbetur gjatë numërimit, është të mos e vazhdojnë më këtë kapardisje zvarranikësh, që duan të bien në sy në Tiranë, se kanë shkuar të çlirojnë Dibrën. Për Dibrën vendosin dibranët dhe ata kanë vendosur ndërkohë që ne flasim. Betejat e atyre që kanë shkuar aty, janë tërësisht false dhe jo për Dibrën, por për zvarritjen e tyre drejt pushtetit. Është mirë t’i harrojmë dhe të mos i marrë askush seriozisht për ato që kanë bërë. Përveç dikujt që ka treguar armët, dhe i duhet treguar vendi!

Next Post
Edhe një tërmet godet Shkupin

Edhe një tërmet godet Shkupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In