• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja është me lajmet e rreme

by Mero Baze
13/10/2018 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat të madh lidhur me përdorimin e Kodit Penal për atë që ai e quan shpifje ndaj funksionarëve publikë. Dhe duket se e ka kap qejfi që ka arritur të provokojë. Është fjala për premtimin e tij, se do të detyrojë me ligj zyrtarët të çojnë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre. Pastaj e ka zbukuruar fantazinë me Fondin e Solidaritetit për Arsimin, ku duhet të shkojnë gjobat.

Në të vërtetë, koha në të cilën jetojmë ka një shqetësim global lidhur me lajmet e rreme, “fake news”. Është një shqetësim që në vitin 2016 tronditi zgjedhjet amerikane, me 15 adoleshentë nga Veleshi i Maqedonisë, që shkruanin broçkulla për Hillary Clintonin dhe botoheshin deri në “New York Times”. Më pas është kthyer në fenomen global. Shqipëria është pjesë e kësaj historie.

Shumë vende kanë nisur t’i japin një përgjigje kësaj situate. Gjermania, vend i cili çmon më shumë përgjegjësinë se lirinë e të shprehurit për gjithçka, natyrisht që ka vendosur rregulla drastike ndaj gjigandëve si Facebook apo Googel, për detyrimin për të hequr shpifjet dhe lajmet e rrema brenda 48 orësh, pasi i denoncon, duke futur si ndëshkim gjoba marramendëse.

Vende të tjera si SHBA, kanë zgjedhur metoda verifikuese, sic është check-imi i fakteve dhe publikimi i rezultateve.

Edi Rama ka vendosur të hedhë në betejë administratën kundër shpifjeve, duke përdorur gjykatën. Nuk është se bën ndonjë gabim që padit shpifjen, por kjo nuk e zgjidh problemin.

Problemi real i përhapjes së lajmeve të rreme, ka të bëjë me humbjen e autoritetit të shtypit dhe përafrimin e tij me rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale ti mund të botosh gjithçka, çdo marrëzi, dhe këtu ende nuk ka ligj. Shtypi serioz bën dallim se nuk boton gjithçka, por boton gjëra të verifikuara. Kjo është arsyeja fjala vjen, që Gjermania e ka fokusuar betejën kundër Facebook apo Googel, pasi shtypin e ka serioz.

Shtypi gjerman, fjala vjen, nuk bën kurrë idiotësinë e shtypit shqiptar, që të botojë çdo broçkull të thënë nga një politikan si të vërtetë, pa e verifikuar. Çdo lajm që përfundon në faqet e shtypit apo në ekran serioz, përfundon aty pasi ka dy burime dhe pasi redaksia bindet që kemi të bëjmë me një të vërtetë.

Në Shqipëri lajmet e rreme përhapen në të qindën e sekondës nga shtypi, pa pasur nevojë për rrjete sociale, dhe kjo është një histori që po e vret shtypin shqiptar.

Ndaj dhe operacioni anti-shpifje nuk ka për të pasur sukses si operacion i njëanshëm, mbrojtës i administratës kundër shpifjeve.

Shqipëria ka nevojë realisht për një betejë kundër lajmeve të rreme, jo vetëm ato që prekin administratën apo politikën, por dhe qytetarin. Dhe për këtë, ndoshta duhet një debat më i gjerë, një përfshirje më serioze e aktorëve të rëndësishëm të shtypit dhe ekspertëve të rrjeteve sociale, dhe mbi të gjitha, trajtimi i këtij problemi si problem i shoqërisë, dhe jo si problem apo hall i qeverisë.

Për këtë duhet doemos një legjislacion i ri për medien e mediet online, një kod etike i shtypit, një detyrim i qeverisë për të qenë transparente me shtypin dhe mbi të gjitha, një rregjistrim dhe standartizim i portaleve për të ndarë ato që duan të quhen media, dhe ato që janë komerciale dhe duan të shesin të brendshme grash, por që bëjnë dhe lajme.

Ligji për shpifjen ekziston dhe aplikohet. Çdo redaksi serioze përballet rregullisht me të. Neni 120 i Kodit Penal e përcakton qartë se çfarë është shpifje dhe si ndëshkohet ajo.

Padinë e fundit për shembull gazeta TemA e ka pasur nga Grida Duma, e cila ankohej për sms-të perverse të Salianjit, që shtypi e identifikoi me të, por Gjykata ja ktheu mbrapsht padinë.

Nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri. Në vitin 2012, ajo u dekriminalizua dhe ndëshkohet vetëm me gjobë financiare, dhe nuk besoj se është nevoja të ndryshohet.

Beteja për lajmet e rreme është morale dhe këtë betejë mund ta fitojë shtypi serioz, dhe jo beteja kundër shtypit.

Detyrimi i shtypit që kur Salianji thotë një broçkull, të marrësh dhe burimin tjetër, është në ABC-në e shtypit.

Fjala vjen, sot ai thotë që Taulant Balla ka udhëtuar 18 herë me charter dhe paraqet një listë udhëtimesh të politikanit që nuk ka asnjë udhëtim me charter, por të gjitha udhëtime me linjat normale. Biles në një nga ato udhëtimet që pashë më 2014, në atë avion kam qenë dhe unë me një koleg gazetarë drejt Athinës, në punën tonë.

Taulant Balla ka qenë me ish- kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Është avioni i linjës Tiranë Athinë. Tani do të ishte paksa e pranushme që nga 18 herë, 17 të ishin charter,  por kur nuk është asnjë, është tepër ta fusësh në faqe serioze lajmin pa konfirmuar me burimet e tua, ose burimin kundërshtar, pasi bëhesh pjesë e një propagande politike, duke zhvlerësuar besueshmërinë e shtypit.

Ndaj beteja kundër lajmeve të rreme duhet marrë me seriozitet, por dhe me gjithëpërfshirje, duke përfshirë në radhë të pare në këtë histori aktorët e shtypit, ekspertët juridikë, dhe politikën.

Mbi të gjitha për këtë betejë është i interesuar shtypi, pasi ai del humbësi më i madh nga i të bërit të gjithëve gazetarë, duke postuar broçkulla që lëshohen lartë e poshtë për trafik politik. Dhe kjo është një betejë që ka kuptim kur e fiton shoqëria, e jo kur e fiton qeveria. Se qeveritë në këtë vend do ndryshohen, por beteja për informimin do të vazhdojë.

Ndaj është mire të ketë sa më pak tifozllëk në këtë betejë dhe sa më shumë aktorë të përfshirë në të, për t’i ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat.

Ndryshimet ligjore duhet të jenë serioze dhe duhet të kenë të bëjnë me rritjen e përgjegjësisë së aktorëve në shtyp, dhe nxitjen e mekanizmave të vetrrugullimit të shtypit.

Rregjistrimi i portaleve është një gjë që nuk do ligj, por do ndëshkim ligjor për ata që nuk e kanë bërë akoma.

Ndëshkimi i shpifjeve nuk do ligj, pasi ligji është.

Ndërhyrje ligjore duhet  për ndarjen e medies së re online, në medie apo blog personal, dhe në një ligj serioz për shtypin që përcakton detyrimet e aktorëve të shtypit ndaj standarteve të informimit.

Beteja kundër lajmeve të rreme fitohet kur shtypi të bëjë diferencën mes shpifjeve e propagandës, dhe informacionit të vërtetë, dhe kur shoqëria të mësohet të injorojë broçkullat e tipit “Babale”.

Dhe kjo nuk arrihet me një ndryshim ligjor, por një sërë ndryshimesh, ku duhet të përfshihen shumë aktorë. Se e vërteta nuk është hall qeverie. Është standart i shoqërive të ndriçuara.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Plagoset me armë shqiptari në Itali, dyshohet për pazare droge

VIDEO/ Plagoset me armë shqiptari në Itali, dyshohet për pazare droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In