• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

by A R
05/08/2026 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka rifilluar fushatën politike duke zgjedhur si pikënisje Kaliforninë, një nga shtetet më liberale të SHBA-ve, ndërsa përgatitet për zgjedhjet afatmesme (midterm) dhe betejat politike që lidhen edhe me zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Gjatë vizitës së tij të rrallë në Kaliforni, Trump sulmoi guvernatorin demokrat Gavin Newsom, një nga kritikët më të mëdhenj të administratës së tij dhe një emër i mundshëm për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Përplasja mes Trump dhe Newsom është e vjetër.

Ajo u thellua disa muaj më parë, kur presidenti dërgoi Gardën Kombëtare në Los Angeles pa miratimin e autoriteteve lokale, gjatë protestave pro emigrantëve.

Në një darkë për mbledhje fondesh të Partisë Republikane në Los Angeles, Trump kritikoi politikat e Newsom për ekonominë, sigurinë dhe emigracionin. Ai e akuzoi guvernatorin demokrat se ka rritur taksat, ka lejuar abuzime me fondet publike dhe ka mbrojtur emigrantë të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Newsom iu kundërpërgjigj duke mbrojtur politikat e Kalifornisë dhe duke theksuar se shteti ka rritur pagën minimale në 17.40 dollarë në orë, më shumë se dyfishi i pagës minimale federale prej 7.25 dollarësh.

Vizita e Trump në Kaliforni vjen në një kohë kur presidenti po përballet me vështirësi për të bindur amerikanët për politikat e tij ekonomike. Sipas një sondazhi të fundit, vetëm 31% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht menaxhimin e ekonomisë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa shumica i konsiderojnë kushtet ekonomike të vendit të dobëta.

Trump do të vijojë udhëtimin politik me një ndalesë në Las Vegas, Nevada, ku pritet të flasë sërish për ekonominë dhe uljet e taksave. Nevada konsiderohet një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme, ku guvernatori republikan Joe Lombardo do të përballet me demokratin Aaron Ford.

Ndërkohë, demokratët në Nevada kanë nisur kritika ndaj vizitës së Trump, duke e lidhur administratën e tij me rritjen e kostove të jetesës dhe problemet me strehimin e përballueshëm në këtë shtet.

Next Post
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com