• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e klikimeve “fake” me luftëtarë “fake”

by Java News
27/10/2022 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kozeta Kurti

Pra, erdhi dita që në Shqipëri të flasim për ndjekësa të rremë, shikime të gënjeshtërta dhe klikime të fryra deri në absurditet…
Dhe i gjithë ky diskutim nis dhe përfshin një kompani publikimi dhe këngëtarët…. Ca që janë përmendur e kanë reaguar dhe shuuumë të tjerë që janë të frikësuar se mos po u del emri sot a nesër… Kështu?

Po le t’i marrim me rradhë pyetjet.
E para për publikuesit, që prej Acromax-it që e nisi këtë debat (që duhet thënë se është shumë i drejtë, sepse është kthyer në kancer të artistëve, drejtuesve e autorëve të programeve televizive, të cilët kanë presion të vazhdueshëm për shikueshmërinë kudo në rrjet)

1- A keni blerë ju ndonjëherë klikime për llogari të klientëve tuaj? Me kërkesë dhe aprovim të tyre apo edhe fare pa dijeninë e tyre, por si një mënyrë për të ndikuar këtë treg rrumpallë, për të treguar sa të zotë jeni dhe ta fusni “në pyll” këtë komunitet duke i trushpëlarë, ndërsa ja konfuzoni kokën me gjoja strategji marketingu, që në fakt s’janë asgjë tjetër veçse blerje shikuesish të rremë. Jepuni në dorë, si pjesë të kontratës planin strategjik të marketingut së pari(nëse keni) dhe kërkoni/pranoni së paku avokatin e tyre nëpër takime. Në 2022-shin ende luftë për yotube… Megjithëse, e drejtë është për sa kohë që duke qenë “200 vjet pas e 50 vjet anash” as youtube, interesi minimal i çdo artisti në botë, nuk na njeh. Do lutesha shumë të mos e mohonit, se në secilën prej kompanive kam miq artistë që e konfirmojnë blerjen e klikimeve (me vonesë kanë filluar ta pranojnë, por të paktën po e pranojnë). Nëse do flasim me emra, hajde t’i nxjerrim të gjithë, se nuk janë e keqja e këtij vendi Ledri, Alban Ramosaj e Ardit Çuni. (Po supozoj vërtetësinë e informacionit, se e sigurtë nuk jam) Sikur të ishte kështu… Ja, do izolonim tri raste e do shpëtonim të gjithë. Por ju të gjithë e dini që situata është krejt ndryshe. Këngëtarët nga ju mësuan çfarë është klikimi i blerë, siç mësuan nga “mjeshtrat” që na shkruajnë çdo ditë mesazhe: “Për kaq euro, ju shtojmë aq ndjekës në rrjete sociale”.

2- Të dytën pyetje e kam për këngëtarët: midis tyre kam shumë të njohur e miq, të cilëve ua kam bërë këtë pyetje përballë: “Pse shkruani këngë, pse këndoni dhe pse ju duhet rritja artificiale e audiencës”?
Nëse shkruani muzikë për publik, juaji aq është, 100, 200, 1000, 100.000… aq sa realisht janë, pavarësisht shifrave që manipuloni ju.
E dini cila është përgjigja frikshmërisht E NJËJTË, por e thënë me ndrojtje, sepse thellë brenda vetes edhe ata e dinë që është një budallallëk? “Për imazh. S’mund ta lë këngën time me x klikime reale, kur tjetri e ka me 100.000x të vetën”.
Pra gjithë ky investim e angazhim për shikueshmëri fallco… për çfarë? Për konkurrencë fallco! Fallco jote përballë fallcos së tjetrit! Sa më shumë fallco, aq më të suksesshëm!
E konsideroj luks për një shoqëri si e jona të flas për klikime të rremë në youtube, kur e tërë jeta jonë është një gënjeshtër e madhe; për aq kohë sa përdorim veshje “fake” (sjellje sociale, ekonomike, shoqërore “fake” që s’na përkasin e as u përkasim) që të jemi “si gjithë të tjerët”. (Sa e lehtë do kishe qenë jeta, nëse do pranonim se JO, nuk jemi si gjithë të tjerët. Ne kemi investuar më shumë se dikush dhe s’mund të ndjehemi në faj se ai ka më pak se ne (në çdo kuptim; të ardhura, karrierë, besueshmëri…) dhe një tjetër ka investuar shumë më tepër se ne apo edhe ka rrezikuar shumë më tepër se ne dhe s’ka asnjë kuptim të nxitojmë ta arrijmë destinacionin e tij, pa përshkruar së pari rrugën e tij (s’po analizoj këtu sa e drejtë apo e padrejtë është rruga).
Nëse i vetmi përfitim nga gjithë kjo tollovi është t’i mbushni mendjen pronarëve të klubeve të natës e të ditës se keni fanCa, ka plot raste këtu që as e kanë vrarë ndonjëherë mendjen për klikime në youtube, madje ndonjë prej tyre s’ka as kanal fare dhe ka publik nga mosha 5-100 vjeç që u këndojnë këngën në kor.
Dhe nëse vërtet keni kaq shumë ndjekës, shikues, dëgjues, klikues nga e gjithë bota, përfshirë edhe vende që nuk i dimë ku bien në hartë, bëni një recital, ose më mirë një tur recitalesh se nuk mjafton një për të kënaqur miliona fanCat që keni nëpër botë dhe kështu përmirësoni edhe financat e vendit. Miliona fanCa që do zbarkojnë, do përdorin baret, restorantet, hotelet tona dhe falë jush, s’do merrnim dot frymë nga puna e madhe. Hë, thashë “ëndrra n’diell?” Po mirë, se pa lekë i kemi!

3- Nuk e di sa rastësi është që gjithë ky debat mori përmasa gjatë zhvillimit të një gare muzikore siç është “Kënga Magjike” dhe duke qenë se për fat, jam pjesë e tij, e angazhuar si anëtare e jurisë së Festivalit, mësova se e gjithë kjo zallamahi e ka shqetësuar Festivalin, ndaj dhe pyetjen e fundit e kam për themeluesin e producentin e “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea: (Po, po! Do ja bëj pyetjen edhe nga afër). Pse të shqetëson ty, sado shqetësim i vogël apo periferik të jetë? Mos ke rritur gjë artificialisht shikueshmërinë e Këngës Magjike? Do nxjerrim 5,7, 10 këngëtarë që marrin pjesë te Kënga Magjike dhe blejnë klikime? Do i bëjmë kurban përballë qindra të tjerëve që janë po njësoj e po luten mos t’u dalë emri? Me emra o flasim dhe flasim për të gjithë, brenda e jashtë një festivali, o heshtim dhe bëjmë amnisti, duke i paralajmëruar të gjithë: u bë, ç’u bë, e hedhim pas dhe nisim nga zero!
Mua mund të më pëlqejë një këngë me zero klikime dhe ka marrë fund që atë këngë do votoj në festival apo do ta dëgjoj jashtë tij; mund të më pëlqejë një këngë me pesë milion klikime, nga të cilat asnjë të mos jetë i vërtetë, unë prapë atë do votoj, (dhe do dëgjoj), sepse s’mund të bëj veten peng të dikujt që nga presioni i turmës dhe nga mungesa e besimit në vete, ka bërë siç bën shumica, se s’po them të gjithë.

…dhe në fund uroj që të ndodhë sa më shpejt fundi i kësaj marrëzie, sepse me të do mbarojë edhe marrëzia: “kështu e do publiku”!
P.S. Meqë mund të përfundoj në portale,po e shfrytëzoj pak për klikime dhe kushedi, më rritet trafiku i ndjekësve.

Next Post
‘S’njohu zgjedhjet e 30 qershorit’, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Korçës

'S'njohu zgjedhjet e 30 qershorit', SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In