• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja e humbur e Lulzim Bashës me kauzën e varfërisë!

by Alfred Peza
16/01/2021 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse historia e demokracive te vjetra e të reja, ka patur ndonjëherë ndonjëherë një rast tipik kur një lider politik e ka të humbur që në fillim betejën e tij elektorale të ngritur mbi një kauzë të caktuar, ai është Lulzim Basha. Kryetari i opozitës e ka të humbur që tani, ende pa e filluar mirë atë, betejën me varfërinë dhe me të gjitha derivatet politike të saj.

Nëse do të shihni postimet e fundit në rrjetet sociale të kandidatit për Kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit, do të shihni se ai e ka kthyer në qëllim në vetëvete, fokusimin tek të varfërit dhe tema e varfërisë. Tek të prekurit nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, tek familjet në skamje ekstreme, tek videot me histori njerëzore prekëse, e kështu me radhë.

Nëse je një ekspert perëndimor i fushatave elektorale, e para gjë që i shkon ndër mend të këshillojë sapo mbërrin në Tiranë, sigurisht që është kjo temë. Ky kazus. Ndaj me të drejtë, do ti sygjeronte Lulzim Bashës që të fokusohej sa më shumë tek varfëria, për ta shndërruar atë në një kalë beteje për luftën politike, në mënyrë që ta rikthyejë opozitën në pushtet.

Por ka shumë e shumë arsye, që kjo këshillë të jetë ajo më e gabuara që mund ti ofrosh për të zgjedhur kryetarit të opozitës sonë. Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin Lulzim Basha se si kryetar i një partie të qendrës së djathtë, siç është vetpozicionuar PD në spektrin shqiptar, është teorikisht mbrojtëse e vlerave konservatore. Një parti e të pasurve të vjetër e të rinj, e ish pronarëve dhe shtresave të mesme, e kërkesë-ofertës në tregun e lirë, e dekomunistizimit të së shkuarës dhe e taksimit të sheshtë të biznesit privat sot. Jo.

Kjo nuk ka aspak lidhje as edhe me faktin se është e majta e përfaqësuar nga PS në pushtet, ajo që është më pranë shtresave të pamundura e në solidaritet social me të varfërit, të pamundurit dhe partizane e taksimit progresiv sipas parimit se kush fiton më shumë, duhet të kontribuojë gjithashtu edhe më shumë në buxhet. Jo.

Në epokën postideologjike e majta dhe e djathta, nuk janë më ato që na mësoi shekulli i shkuar, në një kontekst tjetër historik e në një rrethanë të ndryshme globale nga e sotmja. Ndaj ai kufiri i vjetër e tradicional mes të majtës dhe të djathtës jo vetëm nga ana teorike, por edhe nga ana programore, ideoligjike dhe filozofike, sot pothuajse nuk ekziston më.

Ndaj një parti e djathtë, në një vend si Shqipëria, do ta kishte detyrim që ta përfshinte në programin e vet luftën kundër varfërisë. Kundër të pamundurve. Kundër shtresave në nevojë. Kundër individëve, familjeve dhe komuniteve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. E deri tek të prekurit nga pandemia e fundi globale. E këtu nuk do të kishte asgjë të keqe. Përkundrazi.

Lulzim Basha e ka të humbur ende pa filluar betejën e tij politike për qëllime elektorale me varfërinë, jo për shkak të qenies lideri i opozitës së djathtë, apo kryetar i Partisë Demokratike. Jo. Në këtë rast, kjo nuk është një çështje kahjesh e pozicionesh në spektrin e gjerë të politikës. Ajo ka të bëjë vetëm me atë se çfarë Lulzim Basha vetë, përfaqëson përballë shqiptarëve, në raport me temën e varfërisë së tyre.

Si mund ta fitojë luftën përmes kauzës së varfërisë, një lider që nuk arrin të bëjë më parë një betejë të sinqertë dhe reale, me çështjen që ai ka shumë qejf të quajë; e “oligarkëve”. Sepse këtu fillon sëpari, edhe besimi i humbur i tij, në raport me zgjedhësit e thjeshtë shqiptar. Jo më larg se në daljen e fundit televizive, Lulzim Basha nuk arriti që të artikulonte qoftë edhe një emër të ri “oligarku” që ishte “krijuar” në këto 2 mandate të qeverisjes socialiste, duke pranuar se janë të njëjtët të pasur që kanë qenë që në kohën kur qeveriste PD.

Lulzim Basha sot akuzohet nga Edi Rama dhe gjithë të tjerët në mazhorancë, media, shoqërinë civile e nga opinionbërësit jashtë opozitës, si një njeri që është pasuruar gjatë kohës së pandemisë. Kohë kjo gjatë së cilës ai pretendon se shqiptarët dhe bizneset u varfëruan. Një video që qarkulloi sëfundi në rrjet, e akuzoi kryetarin e opozitës se kishte përfituar makina, vila dhe zyra nga ata që ai i sulmoi publikisht si biznese të korruptuara ose të lidhura me qeverinë.

Kjo është arsyeja se përse Lulzim Basha jo vetëm që nuk ngjit publikisht, por i ka kundër shanset për të përfituar vota përmes kësaj rruge. Bota mund të modernizohet sa të dojë, por ajo që ska ndryshuar e as ka për të ndryshuar kurrë, është raporti mes asaj që një lider thotë dhe asaj se çfarë ai bën realisht vetë në jetë. Nga një lider që mburret se hyri i pasur në politikë, e që pasurohet edhe më shumë në opozitë, mund të presësh çdo gjë por kurrë që të mendojë për të varfërit kur të jetë në pushtet!

Next Post
FOTOT/ Me uniforma të bardha në fushën e mbuluar nga bora, lojtarët gati të “padukshëm”

FOTOT/ Me uniforma të bardha në fushën e mbuluar nga bora, lojtarët gati të “padukshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In