• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Beteja e fituar në Arbitrazh, avokati për median britanike: Shqipëria përfiton dëmshpërblim të konsiderueshëm

by A R
01/02/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi në favor të shtetit shqiptar nga gjykata e arbitrazhit në çështjen e mosmarrëveshjes me sipërmarrësin Francesco Beccheti për hidrocentralin e “Kalivaçit” është cilësuar si një fitore e Shqipërisë nga “Global Arbitration Review” , gazeta informative e lajmeve mbi çështjet e arbitrazhit me bazë në Londër.

“GAR” shkruan se gjykata ndërkombëtare mbështeti kundër-paditë e shtetit shqiptar duke rrëzuar pretendimet e italianit dhe duke deklaruar që marrëveshja e koncensionit duhet të ndërpritet “si rezultat I shkeljeve të paditësit (Becchetit)”, dhe shpallur atë fajtor për mospërmbushje të kontratës.

“Gjykata hodhi poshtë 137 milionët e Hydro-s, që Beccheti i kërkonte si dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, krahas zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Gjykata caktoi dëmshpërblimin prej 1.2 milion euro, por në një vendim të dytë, trupa e gjykimit do të përcaktojë edhe vlerën e dëmshpërblimit që italiani Beketi duhet ti paguaje Shqipërisë për mospërmbushjen e kontrates së konçesionit, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera”.

Artikulli:

Një gjykatë ndërkombëtare ka mbështetur kundër-paditë që Shqipëria ka bërë lidhur me mosmarrëveshjen me një kompani hidrocentrali të zotëruar nga Francesco Beccheti, ndonëse biznesmeni Italian pretendoi se paraqitja e vonuar e provave në arbitrazh, do të çojë në një arbitrazh të dytë midis palëve.

Një deklaratë e lëshuar nga Ministria Shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë javën e kaluar përshkruan një shpërblim të pjesshëm për shtetin, në një çështje të ndërmarrë kundër shtetit nga Hidro SRL i Becchettit, në 2014-ën.

Rasti ka të bëjë më një koncension për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipërinë jugore dhe është duke u shqyrtuar nga një gjykatë e kryesuar prej Bernard Hanotiau i Belgjikës, me Eduardo Zuleta i Kolumbisë dhe Bernard Rix i Britanisë së Madhe si bashkë-arbitra.

Deklarata e Shqipërisë e datës 25 Janar fillon me një prezantim të pjesës dispositive të shpërblimit të pjesshëm, që tregon se gjykata hodhi poshtë 137 milionët që Beccheti i kërkonte si dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, krahas zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Përkundër kësaj, gjykata pranoi ankesat e Shqipërisë dhe deklaroi që marrëveshja e koncensionit të ndërpritet “si rezultat i shkeljeve të paditësit që nga data e këtij vendimi të pjesshëm”.

Gjykata tha se “Hydro duhet ti paguajë Shqipërisë kamat-vonesat në një shumë maksimale prej 12.9 milion euro.”

Një përmbledhje shoqëruese e rastit shpjegon pretendimet e Shqipërisë lidhur me dështimin e Hydros për të kryer kontratën. Shteti i kërkoi 158 milion euro dëmshpërblim.

Gjykata caktoi dëmshpërblimin prej 1.2 milion euro, por në një vendim të dytë, trupa e gjykimit do të përcaktojë edhe vlerën e dëmshpërblimit që italiani Beketi duhet ti paguaje Shqipërisë për mospërmbushjen e kontrates së konçesionit, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

Në Facebook, ministri i infrastrukturës dhe energjisë, Damian Gjiknuri, e përshkroi dëmshpërblimin e pjesshëm si “një lajm shumë të mirë”.

“Shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë”, shkroi ai. “Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe një herë vërtetësinë e asaj që kemi deklaruar që në fillim lidhur me koncesionin e hidrocentralit të Kalivacit. Ky projekt i rëndësishëm energjie tani mund të bëhet konkret nga një investitor serioz “.

Të nesërmen, Becchetti lëshoi deklaratën e tij përmes grupit të tij të energjisë.

Bechetti deklaron se, megjithëse janë hedhur poshtë nga kjo gjykatë, pretendimet e Hidro për Shqipërinë nuk kanë vdekur akoma. Ai deklaron se arbitrat refuzuan të shqyrtonin prova të caktuara në lidhje me paditë “për shkak se ishin dorëzuar me vonesë” dhe në vend të kësaj ftoi kompaninë të “fillonte një arbitrazh të dytë”.

Shqipëria përfaqësohet në gjykatë nga Gowling WLG, e cila u krijua nëpërmjet një shkrirjeje të kohëve të fundit të firmës ligjore të Londrës Wragge Lawrence Graham & Co dhe firmës kanadeze Gowlings, dhe nga një ekip i avokatëve nga Essex Court Chambers në Londër.

Michael Darowski, partner në Gowling WLG në Londër, thotë: “Klienti ynë është i kënaqur nga dëmshpërblimi, i cili është tërësisht në favor të tij dhe do të rezultojë në një dëmshpërblim të konsiderueshëm të dëmeve… “/Lexo.al

Next Post
FOTO/ Deputeti i PD kap “peshkun e madh” dhe e çon në parlament

FOTO/ Peshku i madh i deputetit të PD në duart e Ramës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In