• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Beteja diplomatike Kosovë-Serbi zhvendoset në OKB

by Java News
19/09/2018 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila nisi punimet më 18 shtator në Nju Jork, pritet të jetë një rast i mirë për diplomacinë e Kosovës që të lobojë për çështjet që janë me interes për vendin, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Përderisa, debatet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 25 shtator dhe zgjasin deri më 1 tetor, tashmë në Nju Jork ka arritur një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i latë i ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ekipi, i cili merret me përgatitjen e vizitës së delegacionit të Kosovës në Nju Jork, tash e disa ditë po qëndron në Nju Jork, ndërkohë që një pjesë e delegacionit tashmë ka arritur atje.

“Ditën e hënë, në Nju Jork ka arritur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli, i cili gjatë kësaj periudhe 10-ditore do ta ketë një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur me më shumë takime bilaterale me përfaqësues ose udhëheqës të shteteve nga mbarë bota. Natyrisht që në delegacion të Kosovës do të jenë e dhe presidenti (Hashim Thaçi) dhe kryeministri (Ramush Haradinaj). Pra, agjenda që nga dita e hënë ka filluar për ministrin e Punëve të Jashtme, si udhëheqës i diplomacisë së Kosovës. Presim rezultate në këtë drejtim, brenda 10 ditëve të ardhshme”, tha Zyberaj.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shprehet mjaft skeptik se diplomacia e Kosovës do të mund të jetë efektive në realizimin e objektivave të saj gjatë qëndrimit në Nju Jork. Sipas tij, përvojat e deritashme kanë treguar se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, diplomacia e Kosovës nuk ka arritur t’i shfrytëzojë në dobi të saj takimet bilaterale me diplomatët botëror.

“Diplomacia nuk i ka shfrytëzuar mundësitë e tilla maksimalisht. Ka pasur takime formale dhe improvizime, si dhe tentime që kjo qasje të prezantohet si një arritje e madhe, mirëpo, realiteti i ka demantuar shumë herë. Pra, edhe kësaj radhe nuk mund të pritet shumë efekt nga kjo vizitë e liderëve kryesorë kosovarë, sepse nuk ka indikacione se ka pasur përgatitje të mëdha dhe strukturale për ta shfrytëzuar këtë moment”, theksoi Muhaxhiri.

Megjithatë, Zyberaj thotë se diplomacia e Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të orientohet në realizimin e të paktën dy objektivave.

“Fokusi ynë në punimet e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të jetë lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, që praktikisht është një qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë, jo vetëm të shtetit tonë, por edhe për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu do të kemi takime me qëllim të shtimit të numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës”, tha Zyberaj.

Por, a mund të shihet qëndrimi i delegacionit të Kosovës në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si mundësi e jashtëzakonshme për realizimin e objektivave diplomatike të Kosovës?/REL

a.ç

Next Post
WhatsApp ka një lajm mjaft të mirë për përdoruesit

WhatsApp ka një lajm mjaft të mirë për përdoruesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In