• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja Berisha-Basha/ Meta flet për skenarë: Prej vitesh tentohet të lihet Shqipëria pa opozitë

by
02/10/2021 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta është shprehur i rezervuar lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, ku ish-lideri i saj Sali Berisha ka nisur aksionin për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Nga Pogradeci, në një prononcim për gazetarët, i pyetur për këtë, Meta tha se nuk dëshiron të komentojë çështjet e brendshme të një partie politike,megjithatë këshilloi se të gjithë duhet ti përmbahen parimeve bazike të demokracisë.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet ti zhvillojnë debatet e tyre në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e vënë njëherë e përgjithmonë,ka ulje-ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të demokracisë,”tha ai.

Por çfarë mendon presidenti për akuzën e fortë të Sali Betishës se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës? “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debate, do ti keni kohë ti gjykojmë pas 24 korrikut. Janë çështjet e tyre për mua ka rëndësi të gjithë të respektojnë kushtetutën dhe dinjitetin e çdo qytetari”.

I pyetur se a e ka parë ndonjëherë vendin me një opozitë kaq të dobët, Meta nuk heziton të përmendë skenarë. Sipas tij skenari në fjalë luhet prej shumë vitesh dhe ka si qëllimtë lërë vendin pa opozitë.

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që nuk janë as në kontinentin ton, shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara,” tha Meta.

Gjithashtu, Meta deklaroi se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që lidhet me të, duke marrë shkas që vendimi për shkarkimin e tij tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Jam i zhgënjyer për pyetjen tuaj, pasi nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve. Pasi sjelljet e mia kanë qenë pro Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me BE. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese,” tha Meta.

/b.h

Next Post
“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për…”/ Meta i trembet shkarkimit: S’jam i shqetësuar, krenar për mbrojtjen e Kushtetutës

"Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për..."/ Meta i trembet shkarkimit: S'jam i shqetësuar, krenar për mbrojtjen e Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In